<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Agjentët serbë i prenë kokën me kosë të barit,albanologut të njohur Milan Shuflaj…

Me pseudonimin Alba Limi, albanologu Milan Shuflaj botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.Në punimet e Shuflait bie në sy pasioni për historinë si dhe materiali burimor faktologjik. Sipas tij historia shqiptare është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të veçantë…

Milan Shuflaj u lind në vitin 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Ai studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoraturën e mbyll në vitin 1901.

Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare të Dalmacisë për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me historinë e Shqipërisë.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Shuflaj punoi shumë për të thelluar njohuritë e tij në fushën e Albanologjisë duke i dhënë lexuesit të kohës së tij, por dhe brezave të sotëm, disa vepra të mrekullueshme.

Për veprimtarinë shkencore të Milan Shuflajt në fushë të Albanologjisë u interesua dhe qeveria e Mbretit Zog, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të ndihmonte për shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.

Në punimet e Shuflait bie në sy pasioni për historinë si dhe materiali burimor faktologjik. Sipas tij historia shqiptare është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të veçantë, me rrënjë të lashta autoktone dhe vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe regjeneruese, ajo përfaqëson thelbin autentik të historisë së Iliris së lashtë.

Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave të Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”.

Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.

Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish për shkak të pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Por, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurt të vitit 1931, vritet nga dora e kriminelëve serbë. Ai la pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrime, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

Vrasja e Shuflait ishte e tmerrshme. Agjentët serbë i prenë kokën me kosë bari. Pas vrasjes, ata bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimet “Kodet e Shqipes”, një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk u gjet më kurrë. Ka të ngjarë që ai vëllim të jetë shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së albanologut dhe ka të ngjarë që ende ruhet diku në arkivat serbe.

postbck postbck

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

37 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

48 minutes ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

18 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

20 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

20 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

20 hours ago