Jeni djegur nga dielli? Këto janë disa mënyra natyrale që këshillojnë dermatologët

Për të parandaluar djegien nga dielli dhe rrezikun e kancerit të lëkurës duhet të vendosni kremin kundra diellit çdo 2 orë në ditë. Mungesa e kapelës ose kremi i diellit o skaduar mund të rrisë rrezikun e djegies nga dielli dhe për pasojë do të ndjeni dhimbje, nxehtësi dhe kruaje.

Pasi të keni përjetuar djegie, dermatologët thonë se ka hapa që mund të ndërmerrni për t’u qetësuar dhe për t’u lehtësuar në çast. Ndërsa parandalimi është thelbësor, trajtimi i djegies nga dielli me disa mënyra të thjeshta në shtëpi mund t’ju ndihmojë të ndiheni sa më mirë, do të qetësoni skuqjen dhe dhimbjen dhe do të kuptoni se nuk do e harroni më kremin mbrojtës!

Kura të thjeshta natyrale që do të qetësojnë djegien nga dielli:

Vaskë qetësuese me bollgur: Hulumtimet tregojnë se bollguri ndihmon në uljen e inflamacionit dhe zvogëlon kruajtjen, thotë dermatologu Michael Schreiber, MD, dhe ju mund të gjeni përbërësin në shumë produkte të Aveeno-s.

Përdorni akullin: Ndiqni dëshirën tuaj për të freskuar lëkurën me diçka të ftohtë, por sigurohuni që ta bëni siç duhet. Merrni akull në formë kubi, mbështillini me një leckë dhe mbajeni mbi pjesën e djegur.

Uji i ftohtë me akull: është gjithashtu një mundësi. Hidhni ujë dhe akull në një tas, lagni një leckë në ujë dhe vendoseni mbi djegie. Përsëriteni këtë proces çdo disa minuta.

Zbutni lëkurën me çaj jeshil dhe të zi: hulumtimet tregojnë që acidi tanik në çajin e zi dhe jeshil mund të ndihmojë në zbutjen e nxehtësisë nga djegia e diellit, ndërsa katekinat (një përbërje antioksiduese) riparojnë dëmtimin e lëkurës. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse jeni djegur rreth zonës së ndjeshme të syve. Mjaftojnë dy kapsula çaji në ujë të freskët dhe vendosini sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve.

Përdorni krem hidrokortizoni: Cortizone (me përbërje 1% hidrokortizon) minimizon kruajtjen, qetëson acarimin e lëkurës dhe zvogëlon inflamacionin në pjesës të caktuar të trupit. Hidrokortizoni ka veti anti-inflamatore, që do të thotë se do të zvogëlojë skuqjen dhe do të lehtësojë dhimbjen e djegies së lehtë nga dielli. Përdoreni 2 ose 3 herë në ditë në varësi të ashpërsisë së djegies tuaj.

Aloe Vera: Xheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës nga dielli. Ai ka aftësi freskuese, qetësuese dhe nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës. Ky xhel është veçanërisht efikas për djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës. Xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Vishni rroba të lehta: Vishni rroba të buta dhe të rehatshme prej pambuku për të minimizuar çdo fërkim të dhimbshëm që mund të irritojë më tej lëkurën.

Mbrohuni nga djegia e dyfishtë: nëse nuk doni që lëkura të digjet sërisht, përdorni krem dielli me SPF 30 ose SPF 50 ose vishni rroba të lehta prej pambuku.

postbck postbck

Recent Posts

Rrufetë e vogla të krijuara nga pikat e ujit mund të kenë nisur jetën në tokë

  Arti dhe letërsia shpesh e kanë paraqitur krijimin e jetës me momente të mëdha…

3 hours ago

E rrezikshme: ChatGPT e di ku jetoni – i mjafton vetëm një foto

  Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga…

21 hours ago

Një bimë që gjendet pothuajse në çdo oborr, por askush nuk e di se sa e shëndetshme është

Një bimë që gjendet pothuajse në çdo oborr, por askush nuk e di se sa…

21 hours ago

Ky çaj forcon 22 herë më shumë kockat se një gotë qumësht

  Çaj i gjetheve të manit është i pasur me kalcium dhe ndihmon në rindërtimin…

22 hours ago

Dy foto zbulojnë efektin tronditës të udhëtimit në hapësirë ​​në trupin e njeriut

Dy foto të realizuara brenda vetëm dy ditëve tregojnë qartë natyrën rraskapitëse të të qenit…

2 days ago

Askush nuk guxon të hyjë në këtë fshat pas perëndimit… Ja pse!

  Një nga vendet më mistike në vend është Kalaja Bangar në Indi, e cila…

2 days ago