Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa, tregon një studim i ri.
Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.
Dy doza të AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.Reklamë
Sipas studimit, një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.
Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
OBSH-ja ka paralajmëruar këtë javë se Delta mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh.
Edhe zyrtarë të OBSH-së kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Delta.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit.
Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 192.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 610,000 viktima./REL
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…