Historia e çuditshme e shpikjes së termometrit

Matja e temperaturës është bërë një tipar i rregullt i jetës së përditshme gjatë pandemisë Covid-19. Kudo, nga zyrat e mjekëve në bare, matja e temperaturës së trupit, është një masë paraprake që e zbatojnë shumë institucione publike për njerëzit që hyjnë në ambientet e tyre.

Po cilat është historia e origjinës së mjetit që na dha jo pak avantazh që nga fillimi i krizës shëndetësore aktuale. Në fillim të shekullit XVI-të, gjatë Revolucionit Shkencor, kufijtë e zbulimeve u zgjeruan shumë nga mënyrat e reja për të përcaktuar sasinë e fenomeneve natyrore.

Italiani Galileo Galilei po krijonte metoda të reja, inovative dhe të bazuara në mënyrë empirike tek astronomia, fizika dhe inxhinieria. Gjithashtu ai ndikoi që njerëzimi të fillonte të përparonte drejt një fushe më pak të njohur:aftësisë për të matur nxehtësinë.

Gjatë asaj epoke, u shpikën një mori pajisjesh dhe njësish matëse, duke arritur në fund tek  njësitë standarde që kemi sot. Galileo i njihet merita e shpikjes së termoskopit, një pajisje për matjen e nxehtësisë. Por ai nuk ishte i njëjtë me një termometër.

Ai nuk mund të maste temperaturën, pasi nuk kishte shkallë. Rreth vitit 1612, studiuesi venecian Santorio Santorio i bëri termoskopit disa modifikime konceptuale. Ai është vlerësuar për shtimin e një shkalle, një përparim që është po aq themelor sa edhe shpikja e vetë pajisjes.

Termoskopët e hershëm, përbëheshin në thelb nga një tub qelqi i vendosur vertikalisht me një llambë në majë dhe me një sasi lëngu që shtrihej në të gjithë gjatësinë e kolonës.

Kur rritej temperatura e ajrit në llambë, ndryshonte edhe lartësia e lëngut në kolonë. Santorio e vendosi temperaturën maksimale duke e ngrohur llambën e termoskopit me një flakë qiriu,dhe minimumin duke e veshur atë me dëborë.

Madje ai mund të ketë qenë i pari, që e përdori termometrin në fushën e mjekësisë si një pajisje për krahasimin objektiv të temperaturave të trupi. Për të bërë një matje, pacienti ose do ta mbante llambën me dorë ose do të merrte frymë mbi të. Në vitet 1650, ndodhi një përparim tjetër kur Ferdinando de Mediçi, Duka i Madh i Toskanës, i bëri disa ndryshime të rëndësishme termoskopit të vjetër.

Ai krijoi një termometër të mbyllur, të pandikuar nga presioni i ajrit. Ai ishte aq shumë i fiksuar pas matjes së temperaturës sa që në vitin 1657 ngriti një akademi private, Accademia del Cimento, ku ekspertët studiuan forma të ndryshme termoskopësh.

Por pavarësisht përparimeve, matja e saktë e temperaturës ishte ende problem. Pasi nuk kishte ende një standard të pranuar për kalibrim. Asnjë termometër nuk regjistroi të njëjtën temperaturë. Ishte një kaos. Astronomi danez Olaus Romer, solli një risi që do të ndryshonte përgjithmonë termometrin.

Në vitin 1701, ai hodhi idenë për të kalibruar një shkallë në krahasim me diçka shumë më të arritshme:pikat e ngrirjes dhe të vlimit të ujit. Ai përdori në fillim shëllirën e ngrirë si pikën më të ulët, që ishte 7.5 gradë dhe jo zero gradë. Ajo njihet ende sot si shkalla Rømer, dhe ka një rëndësi historike, por nuk është zyrtarisht në përdorim.

Ndërsa interesi për termoskopët vazhdoi të shtohej në mbarë Evropën, një tregtar i ri zbuloi se instrumentet po bëheshin një mall tregtar gjithnjë e më i popullarizuar. Ai quhej Daniel Fahrenheit dhe lindi në Danzig, në Gdanskun e sotëm në Poloni në një familje të suksesshme tregtare.

Në vitin 1701, kur Fahrenheit ishte vetëm 12 vjeç,babai dhe nëna e tij vdiqën nga ngrënia e kërpudhave helmuese. Së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij, ai u vu nën kujdesin e disa kujdestarëve dhe u emërua si praktikant në biznesin e një tregtari. Por Danieli ri nuk ishte shumë i interesuar për tregtinë. Atë e magjepste studimi, krijimi dhe dizajnimi i termometrave dhe barometrave.

Në Amsterdam të Holandës u njoh me Romer, dhe bashkëpunimi i tyre solli termometrin e parë të argjendtë (me zhivë), që siguronte saktësi më të madhe se paraardhësit e tij. Fahrenheit zbuloi se sipërfaqja e një tretësire me pjesë të barabarta uji dhe akulli ngrinte në 32 gradë, që tani njihet si “pika e ngrirjes” në shkallën Fahrenheit.

Lehtësia e shkallës metrike dhe zbatimi i saj në një larmi matjesh – distanca, vëllimi, masa, energjia elektrike -bëri që gjithnjë e më shumë vende por edhe koloni në SHBA ta miratonin atë si një standard për zhvillimin e tregtisë. Deri në mesin e shekullit XX, sistemi metrik e dominoi globin.

Më pas sistemi Fahrenheit u pasua nga shkalla e shpikur nga astronomi suedez Anders Celsius në vitin 1742. Ai e bëri procesin e kalibrimit më të saktë duke përdorur thjesht pikat e ngrirjes dhe vlimit të ujit në nivelin e detit – jo më me përzierje kripe që kërkonte metoda e Fahrenheit.

postbck postbck

Recent Posts

Kura me vezë kundër dhimbjes së gjunjëve

  Nyjet më të rëndësishme në tërë trupin tonë janë gjunjtë, meqenëse ndihmojnë në lëvizje.…

1 day ago

Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj

  Për përdoruesit e iPhone që kanë pajisje të vjetra, lajmi i fundit nga Meta…

1 day ago

Pirja e kësaj pije gjysmë ore para vaktit mund të zvogëlojë oreksin tuaj dhe të parandalojë ngrënien e tepërt

  Në rrjetet sociale shpërndahen shpesh receta të ndryshme pijesh, me ndihmën e të cilave…

1 day ago

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Pos që janë të njohur për ngjyrën e trëndafiltë të puplave të tyre, flamengot janë…

3 days ago

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!

Nga: Daut Dauti Në gusht të vitit 1823, Lord Byroni qëndronte në anijen “Hercules”, jo…

3 days ago

Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!

  Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që…

3 days ago