<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteri i luftanijes më të madhe në botë që u fundos 20 min’ pas udhëtimit të parë

E konsideruar si luftanija më e madhe e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di pse.

Kur ajo lundronte nga Gjiri i Stokholmit në vitin 1628, Vasa ishte luftanija më teknologjike e kohës në botë. E ndërtuar në kohën e Mbretit Gustav II Adolf, Vasa ishte 68 metra e gjatë dhe mbante 64 topa zjarri. Kjo luftanije është një nga shembujt më të hershëm të një anijeje luftarake me dy kuverta të plota me armë.

Ditët e lavdishme të kësaj anije, të dekoruara bukur, nuk zgjatën shumë, pasi që: 20 minuta në udhëtimin e saj, anija u mbyt, duke vrarë 30 pasagjerë të saj.

Vasa qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët zbuluan anijen, duke e rivendosur dhe shfaqur atë në atë që është bërë muzeu më i vizituar në të gjithë Skandinavinë.

Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare arkitekturore. Pas një erë të fortë, anija u përkul anash dhe filloi të mbushej me ujë përmes porteve të hapura të topave.

Ajo u mbyt në udhëtimin e parë të anijes, duke e bërë publikisht Vasa-n si një katastrofë kombëtare. Pas fundosjes së papritur, një kërkim përcaktoi që anija ishte e paqëndrueshme – arsyet e paqëndrueshmërisë, megjithatë, ende po diskutohen sot.

Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabimisht, të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes ishte shpërndarë në mënyrë jo të duhur.

Por ndërsa anija ishte zhytur para gati 300 vjetësh, në një farë mënyre arriti të mbetet e ruajtur mrekullisht.

Kur u ndërtua, Vasa ishte zbukuruar me gdhendje të ndërlikuara prej druri që tregonin histori për familjen mbretërore suedeze. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet prej druri.

Kur u tërhoq nga gjiri në vitin 1961, ekspertët vlerësuan se 98% e drurit origjinal të anijes ishte akoma i paprekur, duke e bërë atë anijen më të ruajtur në botë të shekullit 17-të. Tani anija, e cila ndodhet në Muzeun Vasa të Stokholmit, është në rrezik të ketë përsëri “fatin e keq”.

Brenda mureve të muzeut, anija ka filluar të “përkulet anash”, rreth 1 mm në vit drejt tokës.

Por ekspertët nuk do të lejojnë që historia e Vasa-s të përsëritet – anija po pëson riparime për të siguruar që ajo do të ruhet për brezat e ardhshëm.

l.h/ dita

postbck postbck

Recent Posts

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

40 seconds ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

21 minutes ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

31 minutes ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

59 minutes ago

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

7 hours ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

7 hours ago