A keni vënë re se fëmijët shpeshherë shkruajnë shkronjat mbrapsht? Kjo është arsyeja pse

Ndryshe quhet shkrim i pasqyruar dhe është shumë normale për fëmijët që mësohen të shkruajnë për herë të parë.

Shumë fëmijë në fillimet e mësimit të shkrimit i shkruajnë shkronjat mbrapsht, ndoshta e keni vënë re.

Epo për këtë fenomen ka një emër, dhe quhet shkrim i pasqyruar. Zakonisht fëmijët nën moshën 6 vjeç e kanë këtë problem, dhe nganjëherë edhe të rriturit nëse kanë pësuar lëndim në tru.

Pra çfarë e shkakton shkrimin e pasqyruar? Janë dhënë disa shpjegime më parë, por ishin të gabuara. Një nga teoritë ishte se shkrimi i pasqyruar shkaktohet tek fëmijët që kanë dominante anën e majtë, dhe e përdorin dorën e majtë për të shkruar.

Por më pas u kuptua se në fakt edhe fëmijët që shkruajnë me dorë të djathtë e kanë mjaft shpesh këtë problem.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=2438-2&gjid=58153720&v=2.1&guid=dd24249b01fa42ceab7d86ac15ef64a6d661f16bba1c4b8fb587fa19562afb43

Studimet e bëra në vitin 2016 kanë nxjerrë në ditë se në fakt kjo ka të bëjë plotësisht me faktin që truri i tyre nuk është akoma mjaftë i zhvilluar, që është normale për fëmijët e asaj moshe.

Kur truri njerëzorë ruan imazhe, në moshë të re ai shpesh i gjeneralizon informacionet, shkruan lajmi.net. Pra, truri i tyre i jep më shumë rëndësi të mbaj mend formën e shkronjave, sesa orientimin e tyre.

Arsyeja e kësaj është sepse truri i njeriut është programuar në këtë mënyrë që nga kohët e lashta për të siguruar mbijetesën.

Nëse ju shihni një tigër, ju do ta njihni atë pavarësisht këndit nga i cili e shihni. Kjo aftësi e lejon njeriun të detektoj rrezikun më shpejtë.

Pra nëse ju shihni një tigër në distancë, dhe largoheni menjëherë, me shumë gjasë, ju nuk do të mbani mend saktësisht se në çfarë drejtimi kishte qenë ai duke shikuar.

Për shkak që shumica e numrave dhe shkronjave kanë hapje në anën e djathtë (p.sh. c, r, 6), fëmija mund ta marr zakon që të shkruaj në këtë formë dhe shkronjat me hapje të majtë (p.sh. j, 3, 7) ti shkruaj me hapje në anën e kundërt.

Një prej konfuzimeve më të shumta është shkronja “b” dhe “d” gjatë shkrimit të shtypit për shkak që janë shumë të ngjashme në sytë e fëmijëve.

Mirëpo kjo nuk është diçka problematike sepse me kalimin e kohës ato do të mësohen teksa truri i tyre zhvillohet.

postbck postbck

Recent Posts

Garda Varangiane – Mercenarët e epokës vikinge të Kostandinopojës

Perandorët e Kostandinopojës dhe Garda e tyre Varangiane kishin një marrëdhënie komplekse dhe partneriteti i…

13 hours ago

Rebelimi i dështuar i mbretit ilir Kleitus kundër Aleksandrit të Madh

Në vitin 335 pes, Aleksandri i Madh bëri fushatë kundër fiseve armiqësore përgjatë lumit Danub…

14 hours ago

Lindja e Perandorisë Osmane dhe ardhja e saj në Ballkan

Perandoria Osmane ishte një nga perandoritë më të fuqishme dhe afatgjata në histori, e cila…

15 hours ago

Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!

Me rastin e 12-vjetorit tĕ vdekjes sĕ  publicistit, poetit dhe dramaturgut Agim Mala, Telegrafi risjell…

2 days ago

Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926?

Nga Kreshnik Kuçaj Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë…

2 days ago

Luanët: Mbretër të Xhunglës, por jo në të vërtetë në Xhungël

Ja një artikull me disa kuriozitete interesante për luanët: Luanët: Mbretër të Xhunglës, por jo…

4 days ago