U ka ndodhur të gjithëve. Herën e parë që kemi dëgjuar zërin tonë të regjistruar, nuk na ka pëlqyer. Dhe për këtë ka një shpjegim, madje shkencor.
Arsyeja pse nuk e njohim zërin kur e dëgjojmë ka të bëjë me funksionet e veshit, në sipërfaqe, në mes dhe në brendësi të tij. Pjesa e mesme është ajo që forcon dhe mbart zërin në pjesën e brendshme, e cila e përkthen atë në sinjale në tru.
ingujt që hyjnë në veshë tanë janë dy lloje: Ata që përcillen me ajrin (kur e dëgjojmë zërin të regjistruar) dhe ata që përcillen me kockat (kur e dëgjojmë zërin duke folur).
“Kur njerëzit e dëgjojnë zërin e tyre të regjistruar, mungojnë tingujt me të cilët janë mësuar ta dëgjojnë veten kur flasin. Dëgjojnë vetëm zërin ashtu siç e përcjell ajri, domethënë ashtu siç e dëgjojnë të gjithë”,- thekson otolaringologu Chris Chang.
Zëri që nuk na pëlqen kur e dëgjojmë, është ai që dëgjojnë të gjithë të tjerët. Dhe kjo është arsyeja e vetme që nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë të regjistruar.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…