<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vendet turistike më të rrezikshme në botë, ku kanë humbur jetën shumë turistë!

Me siguri shumë prej jush e mbajnë veten për aventurierë të mëdhenj dhe nuk do ta kishin problem të shkonin dhe eksploronin shumë vende që janë edhe të rrezikshme. Mirëpo kjo ndodh me siguri deri kur nuk e dini ende ekzistencën e këtyre vendeve.

Pavarësisht se planeti Tokë është shtëpia e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme, janë shumë vende që janë të rrezikshme për t’u vizituar.

1.Lugina e Vdekjes, SHBA. Kjo shkretëtirë mban rekord për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt. Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

2.Shkretëtira Danakil, Ertirea. Temperatura sa të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktive, gropa që nxjerrin gazra toksike… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, të cilin shumë njerëz e quajnë “Ferri në Tokë”.

3.Mali Uashington, SHBA. Ky mal mban rekordin botëror për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës. Shpejtësia më e madhe e regjistruar këtu është 203 milje për orë (327 km / h). Erërat e forta nuk janë shqetësimi i vetëm në këtë zonë. Temperaturat e ngrirjes që mund të bien deri në -40 gradë dhe dëbora e vazhdueshme e bëjnë malin Uashington një vend shumë të rrezikshëm.

4.Bikini Atoll, ishujt Marshall. Ky ishull në pamje të parë duket si parajsë, por Bikini Atoll ka qenë shtëpia e shumë testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e tij janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktojë kancerin.

5.Ishulli da Queimada Grande (Ishulli i gjarpërinjve), Brazil. I fshehur diku jashtë brigjeve të Brazilit, ky ishull njihet si vendi më i rrezikshëm në planet. Arsyeja është e thjeshtë, ky vend është plot me gjarpërinjtë më helmues në botë, Bothrops. Studiuesit vlerësojnë se rreth pesë gjarpërinj për metër katror jetojnë në këtë ishull. Ka shumë turistë që kanë udhëtuar në ishull dhe kanë humbur jetën nga gjarpërinjtë. Një nga këto histori na kujton një portier futbolli që u sulmua nga gjarpërinjtë dhe vdiq.

6.Parku Madidi, Bolivi. Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të realizuar fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm. Kjo ndodh sepse është shtëpia e bimëve dhe kafshëve më agresive dhe helmuese në planet. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktojë irritime, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet nga parazitët tropikalë.

7.Lugina e Vdekjes, Kamçatka, Rusi. Gadishulli Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse, gjithashtu ka Luginën e Vdekjes. Është e vendosur jo shumë larg luginës së famshme të Geysers. Përqendrimet e larta të gazrave toksike që gjenden në këtë zonë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo gjë të gjallë: bimët dhe kafshët vdesin shpejt, ndërsa njerëzit fillojnë shpejt të ndihen të sëmurë, kanë ethe, marramendje dhe dridhje.

8.Mbretëria e krokodilëve në Chonburi, Tajlandë. Në këtë vend ku është një fermë krokodilësh, pronari jep një hapësirë të vogël gjysmë të mbyllur për turistët që vijnë për vizitë. Varka në formën e trapit vendoset mbi një fuçi plastike. Njerëzit hyjnë brenda saj dhe mbajnë ushqim për krokodilët si peshqit apo mish viçi. Zvarraniket pastaj hidhen nga uji për të kapur mishin dhe ushqimin e tyre. Ka edhe turistë të cilët e ngacmojnë krokodilin duke nxjerrë trupin para tyre dhe pastaj e tërheqin ndërsa kafshët e uritura zgjaten për t’i kapur./

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

3 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

3 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

3 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

4 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

4 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

4 hours ago