<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqetësimet që sjell inflamacioni, mos iu ndani këtyre ushqimeve

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi. Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten e mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Inflamacionit
Studiues të ndryshëm, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.by TaboolaSponsored LinksYou May LikeWork a USA job from home in SerbiaJobs in the USA | Search AdsBarishtet
Barishtet e gjelbra (sa më të gjelbra aq më mirë) konsiderohen si ushqim alkalin, pra eliminojnë aciditetin e tepërt, dhe janë të pasura me antioksidantë. Ato luftojnë inflamacionin dhe nxisin organizmin të punojë me ritme optimale. Lakrat e egra, lulerradhiqja, rukola, kale dhe rrepka janë shumë të fuqishme kundër inflamacionit.

Shega Dhe Frutat e Pyllit
Frutat e pyllit me ngjyrë të kuqe si manaferrat, boronicat por edhe shega janë të famshme për larminë e antioksidantëve që ofrojnë. Ato luftojnë inflamacionin ekzistues në trup por edhe përmirësojnë shëndetin dhe aftësitë reaguese të qelizave ndaj problemeve me inflamacionin në të ardhmen.

Erëzat
Turmeriku, xhenxhefili, kanella, hudhra, speci djegës dhe karafili janë disa shembuj të erëzave luftëtare që duhet të konsumoni për të pakësuar inflamacionin. Ato jo vetëm përmirësojnë shijen e ushqimit por e bëjnë atë më të shëndetshëm.

Farat
Farat Chia dhe ato të linit janë shumë të pasura me substanca që luftojnë inflamacionin në nivel qelizor. Këto fara përmbajnë edhe proteinë, fibër, yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale e antioksidantë para të cilave, inflamacioni nuk ka asnjë shans të mbijetojë.

Ushqimet Që Nxisin Inflamacionin
Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm. Bëhet fjalë për: mishrat e përpunuar siç janë: sallamrat, proshutat, salçicet, patatinat, pijet industriale, yndyrnat e përpunuar, të skuqurat dhe ëmbëlsirat industriale.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

18 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

19 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

19 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

19 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

19 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

20 hours ago