A janë lidhëset spirale më të mira se lidhëset normale të flokëve? Me gjasë po.
Kapja e flokëve me lidhëse, të cilat përgjithësisht përmbajnë një material llastiku që i mban flokët e shtrënguar, mund të shkaktojë probleme. Kapjet e forta ndikojnë te rënia dhe dëmtimi i flokëve. Lidhëset normale janë të forta dhe mund t’i këpusin fijet.
Nga ana tjetër, lidhëset spirale kanë tendencën të mbështillen më pak rreth flokëve. Materiali i tyre prej plastike të lëmuar e bën më të thjeshtë stilimin. Përpos kësaj, nëse nuk doni që te flokët të krijohen viza pasi i kapni, këto lidhëse lënë më pak “gjurmë” se ato normale.
Madhësitë, ngjyrat dhe dizenjot janë të shumëllojshme, ndaj mund të zgjidhni se çfarë ju përshtatet me flokët tuaj.
Kini parasysh që nëse lidhësja spirale zgjerohet shumë, mund ta ktheni në gjendjen e mëparshme duke e vendosur në një enë me ujë shumë të nxehtë.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…