Shfletimi i shtypit të huaj për shqiptarët është gjithmonë kërshërindjellës.
Mes njohjes dhe mosnjohjes së shqiptarëve, vendit të tyre dhe kauzës për një shtet të mëvetësishëm janë me mijëra artikuj, reportazhe e përshkrime të gazetarëve të huaj
Portali Konica.al kësaj radhe sjell një pasus interesant të botuar në faqet e gazetës «Mexico Missouri message», i datës 17 shkurt 1916.
Artikulli ka për subjekt Epirin, që kishte mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, potencialin e tij në resurset njerëzore.
«Duke ndenjur në Epir, ku kultura greke qëndron në qytete, ku edhe shqiptarët myslimanë të maleve shkruajnë (kur dijnë të shkruajnë) me shkronja greke, asnjë ndikesë e jashtme nuk ka çikur jetën e brendshme të këtij populli të veçantë».
«Në të vërtetë, individë shqiptarë kanë dhënë talentet e tyre për të sjellë bashkim ose rend për jetën e popujve të tjerë. Gjysma e kapedanëve në tokë dhe det në luftërat greke për pavarësi ishin shqiptarë nga Epiri apo nga ishujt. Krispi erdhi nga një ngulim shqiptar në Sicili; familja khedive iu mbivendos Egjiptit; i fundmi vezir i madh i regjimit të vjetër në Turqi ishte një manjat shqiptar nga jugu», shkruan artikulli.
Tutje, artikullshkruesi amerikan nënvizon disa nga të metat që pamundësonin kapacitetet e popullit shqiptar.
«Por pa një kishë dhe letërsi anëtare, pa asnjë fushë lokale për udhëheqje shtetërore nuk është përdorur për talentet e këtij populli që sigurisht se nuk është me më pak dhunti nga popujt e Ballkanit. Deri vonë një shqiptar i arsimuar ishte një shqiptar i shkuar huq».
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…