<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ilirët ishin superiorë ndaj grekëve, zbulim që tronditi historinë

Janë gjetur dhjetëra enë helene, e në të njëjtën hapësirë, jo më të madhe se gjysmë metri katror, është gjetur një sasi e madhe e eshtrave njerëzore, pastaj stoli bronzi nga shekulli I apo II para Krishtit

Arkeologët Dr. sc. Dinko Radiç dhe Dr. Igor Borziç në varrezën afër varrezës tek rrënojat e lashta në Kopila në afërsi të Blatos në Korçulë duke zbuluar shtresë pas shtrese kanë hasur në gjetje të vlefshme, të cilat do të mund ta ndryshojnë historinë në libra mësimi.

– Përfundimi ynë preliminar është se është fjala për persona të rinj. Enët kryesisht janë të thyera, që ne e vëmë në lidhje me devastimin e nekropolit në fillim apo fund të shekullit XIX.

Poenta është në atë se po gjejmë enë të pastra greke në një histori e cila s’ka të bëjë fare me grekët. Ky zbulim ka rëndësi të madhe pasi që mendohej se kultura ilire ka qenë në nivel më të ulët se ajo greke, ndërsa zbulimi tregon se ilirët megjithatë i kanë përvetësuar një pjesë të madhe të trashëgimisë së civilizimit grek – thotë Dinko Radiç.

– Deri më tash është menduar se pas ardhjes së grekëve në këta ishuj ata kanë vendosur mbi ndodhitë politike e ekonomike.

Por, këto artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka qëndruar deri në vitin e tridhjetë para Krishtit dhe në të vërtetë janë ilirët ata që kanë pasur ndikim në zhvillimet politike të hapësirës përreth, që është befasi e llojit të vet dhe deri më tash as që është supozuar ndonjëherë – ka thënë i entuziazmuar arkeologu Dinko Radiaç.

– Rëndësia e zbulimeve është e madhe – shton docenti në Degën për arkeologji në Zarë, dr. Igor Broziç, duke kontrolluar dhe prekur çdo milimetër të dheut nga Sonda 3., si forenzikët e CSI-së.

-Tash disponojmë me shumë më shumë fakte dhe dëshmi mbi kulturën materiale të popullsisë lokale. Ata kanë shfrytëzuar qeramikën më të bukur helenike, të prodhuar në Italinë jugore dhe në Vis (Issa). Kjo tregon shkallën e lartë të helenizimit të kulturës materiale.

Mund të themi me siguri se në Korçulë ka jetuar një bashkësi lokale e fuqishme dhe e pasur ilire, ndërsa mbi fuqinë e saj ushtarake flet sasia e madhe e gjetur e armëve të hekurit, para së gjithash shtizave. është e qartë, krahas fuqisë ushtarake lehtë mund të ndërlidhet edhe pavarësia politike – thotë Borziç.

Punimet janë në vazhdim, në dritë të ditës po nxjerrin gjetje qenësore dhe të rëndësishme si stoli broniz, madje edhe sferë plumbi, e cila sigurisht është hedhur me llastik. Enët tash për tash janë të formave të panjohura, e me këtë nuk dihet as destinimi i tyre.

Këta shkencëtarë të palodhshëm kanë konstatuar se varrezat e ilirëve lokalë kanë qenë të ndërtuara me pllaka guri, kurse fundi i tyre është i mbuluar me zall të pastër të bukur të detit.

Vazhdimi i hulumtimeve do të jep njohuri edhe mbi mënyrën e varrimit, kultet e kulturën materiale të banorëve lokalë ilirë në kohën e cila i paraprin dominimit romak në Korçulë dhe në pjesën tjetër të Dalmacisë.

(Këto zbulime morën formë dy vite më parë, por as nuk u interpretuan dhe as nuk u morën në konsideratë nga arkeologjia, historia dhe albanologjia shqiptare.)

postbck postbck

Recent Posts

Pse, në fund të fundit, Aleksandri nuk ishte aq i Madh

Historianët kanë qenë tepër të butë në vlerësimin e sundimtarit të famshëm ushtarak, i cili…

7 hours ago

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë…

8 hours ago

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet: Ja cila sasi nuk e dëmton kontrollin e sheqerit

    Përveç terapisë së përshtatshme dhe aktivitetit fizik, rolin më të madh në kontrollin…

9 hours ago

Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të…

10 hours ago

E paskemi ditur GABIM, ja mënyra më e mirë tradicionale për zgjedhjen e shalqirit

    Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës.…

10 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

  Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të…

10 hours ago