Të klonosh lopë që prodhojnë qumësht pa laktozë. Është ky projekti për të cilin po punon një grup shkencëtarësh rusë të
Skoltech Institute të Moskës. Kërkuesit, që në prill të 2020 kanë klonuar një lopë, kanë për qëllim tani të modifikojnë gjenet e kafshës, dhe të heqin proteinat që shkaktojnë intolerancë nga laktoza, për të prodhuar qumësht hipoalergjik.
‘Kur lindi, në prill të 2020, kafsha e bërë në laborator peshonte rreth 64 kg dhe nga maji filloi të kulloste me lopët e tjera të Institutit’, ka pranuar Galina Singina, kërkuese e
Ernst Federal Science Center for Animal Husbandry dhe autore kryesore e një studimi të publikuar në revistën Doklady Biochemistry and Biophysics. 14 muaj nga lindja, lopa peshon pothuajse gjysmë ton, është e shëndetshme dhe me një cikël normal riprodhimi.
Singina ka punuar me kolegët e Institutit dhe të universitetit Shtetëror të Moskës për të eliminuar gjenet përgjegjëse të beta-lattoglobulina, proteina përgjegjëse për thithjen ‘ e keqe’ të laktozës. Kërkuesit kanë përdorur teknologjinë Crispr/Cas9 për të hequr dy gjene të veçanta, të quajtura Paep dhe Loc100848610, shprehje të beta-laktoglobulinës në gjenomën e gjedhit.
“Klonimi i një lope të vetme është në të vërtetë vetëm një test’, ka shpjeguar Petr Sergiev, profesor i Skoltech Institute dhe bashkë-autor i studimit. Hapi tjetër është të modifikojnë lopë të tjera’, tha shkencëtari.
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…