<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me qytetin amerikan që po fundoset 60 cm çdo vit

Qyteti bujqësor i Corcoran në Kaliforni është zhytur nga 60 centimetra çdo vit gjatë dekadës së fundit, ndërsa kompanitë bujqësore pompojnë ujë nëntokësor për të ujitur të korrat.

E vendosur në Luginën San Joaquin të Kalifornisë, qyteti prej 7.47 miljesh katrorë ka një total prej 21,960 banorësh dhe është zhytur 11,5 metra në 14 vitet e fundit.

Kjo ka ardhur si rezultat i kompanive bujqësore që kanë pompuar ujë nëntokësor për të ujitur të korrat e tyre për dekada, sipas USGS California Science Water Center.

Ndërsa Corcoran është zhytur rreth katër metra në zona të caktuara që nga viti 2015, parashikohet që qyteti do të fundoset edhe gjashtë deri në 11 metra të tjerë gjatë dy dekadave të ardhshme, njoftoi New York Times.

Banorët tashmë kanë ndjerë efektet e menjëhershme të fundosjes së ngadaltë dhe me një kosto për një qytet ku të ardhurat mesatare janë 40,000 dollarë. Zonat e përmbytjeve janë zhvendosur dhe niveli i qytetit është dashur të rindërtohet për 10 milion dollarë, duke rritur faturat e taksës së pronës së banorëve afërsisht 200 dollarë në vit për tre vjet.

Për breza të tërë, fermerët nxjerrin ujin nëntokësor nën sipërfaqen e tokës, kur nuk mund të marrin mjaftueshëm ujë sipërfaqësor nga lumenjtë lokalë ose nga kanalet, duke dëmtuar infrastrukturën.

Por, megjithë efektin negativ që ka në zonë, banorët dhe drejtuesit e qytetit kanë zgjedhur të minimizojnë ose heqin dorë nga injorimi i fundosjes së qytetit.

Fundosja ka ndryshuar peizazhin e qytetit, duke krijuar atë që njihet si “Corcoran Bowl”, e cila është një zonë mes fushave bujqësore.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

22 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

22 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

23 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

23 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

24 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

24 hours ago