<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Manastiri i Deçanit, një monument kulti europian i stilit romaniko-gotik

Fotodokument bardhezi nga viti 1926: Manastiri i Deçanit, një monument kulti europian i stilit romaniko-gotik!


Kompleksi i Manastirit (Kuvendit) të Deçanit i përket periudhës së hershme kristiane, ndërsa shpatet përreth janë të njohura me kisha dhe shpella eremite ose qeli, gjithashtu nga kjo periudhë. Manastiri ndodhet mu në brigjet e Lumbardhit të Deçanit, 7 km në juglindje të Pejës dhe konsiderohet si mauzole i mbretit Stefan Deçan (1322-1331), themelues i manastirit. Megjithëse u konvertua në katolicizëm, pas vdekjes së tij (1331), ai u varros në tempull. Arkitektura, skulpturat dekorative dhe afresket që kanë mbijetuar deri në ditët tona konsiderohen të jenë vepër e arkitektit, Frat Vita, një arbër nga zona e Kotorrit, emri i të cilit ruhet në një mbishkrim të gdhendur në arkitraun e portalit jugor. Skulptori Miho Tivarasi, piktori Sergji dhe një tjetër krijues i arteve figurative ishin gjithashtu me origjinë arbrore. Muratura e Deçanit u realizua në vitet (1327-1335), ndërsa pikturat afreske ne vitet (1343-1348).


Manastiri u ndërtua kryesisht sipas stilit romanik dhe gotik të bregdetit të Adriatikut, dhe duke u përmbledhur me stilin e arteve figurative të Kosovës. Kompleksi i Manastirit të Deçanit konsiderohet të jetë objekti më i madhërishëm i shenjtë i rindërtuar dhe ndërtuar në shekullin XIV. Monumenti i kultit në fjalë ka formën e një bazilike pesëanijatëshe me kupolë; me disa reminishenca të Kryqit të përshkuar, veçanërisht në bazë; me narteksin dhe shenjtëroren trenefëshe. Është 36 m e gjatë, 24 m e gjerë dhe 29 m e lartë.


Që nga viti 2004, Manastiri i Deçanit është në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

12 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

12 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

13 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

13 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

13 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

14 hours ago