<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ca shenja jo dhe aq të zakonshme që tregojnë se mund të vuani nga migrena

Përpos dhimbjes së zakonshme të kokës, një pjesë e mirë njerëzish vuajnë nga migrena, e cila përpos dhimbjes së padurueshme  shoqërohet gjithashtu edhe me simptoma të tjera të çuditshme. Cilat mund të jenë disa prej tyre?

Marramendje

Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshmë mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.

Dhimbje therëse

Hulumtimet tregojnë se në disa momente aktivizohen disa nerva që ju bëjnë të ndjeni dhimbje aq therëse sa ju duket sikur ju shpojnë gjilpëra. Pas kësaj nervat shkojnë në përgjumje gjë që ju shkakton mpirje. Pra keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.

Vizione të paqarta

Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese, të cilat në fakt janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj.

Ndjeshmëri e lartë në prekje.

Ashtu sikurse kur digjemi nga dielli, në disa zona të caktuara shqisore, shkaktohet një dhimbje e mprehtë kur prekim dicka me dritë. Kjo gjendje shkaktohet nga enët e nxehta të gjakut, të cilat turbullojnë nervat dhe shkaktojnë dhimbje në tru dhe shpinë.

Fytyrë “qesharake”

Gjendja e fytyrës, gojës, gjuhës mund t’ju pengojë në të shprehur dhe t’ju njollosë ligjeratën. Gjithashtu mund të shfaqni vështirësi dhe në të kujtuarit e fjalëve. Kjo gjë bëhet shqetësuese më pas, prandaj nevojitet një konsultë me mjekun.

Aroma të pakëndshme

Aromat të cilat nuhasni, mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Nuk jeni të vetmit, pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar nuhatëse. Fatkeqsisht kjo nuk i bën biskotat e sapopjekura më të shijshme. Në vend të kësaj, një pjesë e trurit mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun tuaj, më të ndjeshëm.

Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit.

Ekspozimi në ambjente shumë të ndritshme dhe me diell, nuk do t’ju ndihmonte të parandalonit dhimbjet. Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes. Mekanizmi është aq i fuqishëm saqë të verbërit që vuajnë nga migrena, e vuajnë tmerrsisht këtë.

Burimi: Prevention

postbck postbck

Recent Posts

Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare

    Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…

1 hour ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo simptomë “e fshehur” mund të tregojë sëmundje serioze

    Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…

2 hours ago

Veshka nuk dhemb gjithmonë aty ku mendoni: Edhe gjaku në urinë mund të mos e tregojë shkakun

    Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…

2 hours ago

Disa shenja në thonj që mund të tregojnë diçka për shëndetin tuaj

    Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…

2 hours ago

Vuani nga kapsllëku, si të bëni vetëmasazh pa përdorur laksativë

    Vetëmasazhi për kapsllëkun është një teknikë shumë e lashtë që po rikthehet sot.…

21 hours ago