<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Të mirat që sjell kjo bimë për mëlçinë, ankthin dhe dhimbjen e kokës

Sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.

Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit dhe me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.

Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit. Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti shëndetësore.

Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi.

Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare apo kancerogjene.

Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.

Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë.

Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi. Çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.

Një studim tjetër i indeve qelizore zbuloi se ekstraktet e sherebelës parandalojnë shpenzimin e koenzimave të oksidimit, të cilat janë përbërës shumë të rëndësishëm në antioksidimin e mëlçisë me rreth 62%.

Problemet e menopauzës reduktohen nga çaji i sherebelës dhe ky zbulim erdhi nga një studim i publikuar në qershor të vitit 2011. Pjesëmarrësit në studim morën çdo ditë një suplement të gjethes së sherebelës për tetë javë.

Rezultatet treguan një rënie të afsheve prej 64% brenda tetë javëve, me disa raste të eleminimit të plotë të afsheve. Simptoma të tjera të menopauzës duke përfshirë ato psikologjike dhe urinare gjithashtu u bënë objekt i përmirësimeve.

Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.

Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherebelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit. Të dyja sasitë përmirësuan humorin.

Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe performoi rezultate më të larta të testeve.

Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna. Sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

18 hours ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

18 hours ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

19 hours ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

1 day ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

1 day ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

1 day ago