<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Lulja kufomë”, me e madhja lule në tokë dhe e vetmja që nuk ka aromë por kudërbim erë të keqe

Nga Albert Vataj

Si çdo lule tjetër edhe ajo ka një manifestim festiv, të denjë për sallonet llamburitëse të ballove dhe galancës së epërme. Ajo është e gjatë rreth 3 metër dhe me diametër në gjerësinë e shtrirjes së petaleve që arrin përafërsisht 4.5 metra. Quhet “Amorphophallus titanium” dhe shquhet për namin e saj të keq, si lulja që nuk ka aromë, por kudërbim të neveritshëm. Lulëzon shumë rradhë dhe pas pesë ditësh ajo vyshket për t’iu nënshtruar një përgjumje, nga ku zgjohet pas pesë muajsh nën një cikël të veçantë pllenimi. Jo vetëm përmasat dhe cikli i lulëzimit e bëjnë këtë lule shumë të veçantë, një nga karakteristikat, madje më e rëndësishmja, të cilës i ka vënë edhe emrin që njihet sot, është se ajo kur lulëzon çliron një kudërbim të rëndë të ngjashëm me atë të erës që lëshon mishi i kalbur i njeriut. Madje edhe ngjyra e kuqe e petaleve të saj çuditërisht ka një ngjashmëri me mishin e njeriut. Është e vështirë për ta parë këtë lule në lavdinë e saj të plotë, pasi ajo lulëzon befasisht dhe në një kohë të limitur mund të soditet gjitha ai solemnitet shprehës, ajo madhështi dhe krekosje. Vetëm era që lëshon bën të mundur të pikaset lulëzimi i saj i plotë dhe shumë i rradhë.
Ky spektakël i natyrës më shumë se një privilegj njohjes është për kureshtarët një befasi, nga ato që vetëm natyra mund të t’i rezervojë.
“Amorphophallus titanium”, konsiderohet si lulja më e madhe në planet. Ajo lind nga një zhardhok nëntokësor, i cili mund të rritet deri në 90 kg. Duhen disa vjet për të arritur madhësinë e lulëzimit.
“Amorphophallus titanium” ka habitatin e saj natyror vetëm në Sumatran dhe Javan perëndimore, në pyjet e shiut tropical mbi kodrat gëlqerore të Indonezisë. Veçoritë e saja specifike, si lulja më e madhe në tokë dhe me një kudërbim prej kufome, ajo ka shfaqur interes dhe ka mundur të kultivohet nga kopshte botanike dhe koleksionistë privatë anembanë botës. Përmasat e saj kanë shënuar rekorde të tilla sa e kanë nderuar këtë krijesë kaq tekanjoze me Guinness.

postbck postbck

Recent Posts

Fruta e stinës, çfarë duhet të dini për ftoin?

  Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…

5 hours ago

Arra parandalon këto sëmundje

  Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve.   Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…

5 hours ago

Japonia mbajti hapur një stacion treni për tre vjet vetëm që një vajzë të shkonte në shkollë, duke e mbyllur vetëm pas diplomimit të saj

    Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…

5 hours ago

Vaksina e personalizuar kundër kancerit tregon rezultate të shkëlqyera: zvogëlon rrezikun e përsëritjes së melanomës me 42 përqind

    Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…

5 hours ago

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago