‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton këto ditë Gjermania. E përditshmja Bild shkruan se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin. Por çfarë është ‘droga e Hitlerit’? Bëhet fjalë për metamfetaminën, një drogë e shpallur si e paligjshme në vitin 1988. Ajo përdorej gjerësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i mëposhtëm i Bild.
Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruan autori Norman Ohler në vitin 2015.
Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferuar e elitës naziste.
Tashmë njihet me emrin ‘kristal met’.
Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërguar ushtrisë naziste më shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruante në atë kohë: “Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.
Edhe vetë Hitleri ishte i varur prej saj.
Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quante atë ‘pacienti A’.
Brenda 1349 ditëve ai i kishte injektuar mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.
Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.
Truri ndizet me ‘gaz në dërrasë’.
“Droga shkakton ndjesinë e mpirjes dhe pamposhtmërisë, çka reflektohej edhe në ndërgjegjen e elistës naziste,” thotë Norman Ohler.
Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…
Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve. Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…
Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…
Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…