Një pikturë e mbuluar nga pluhuri i harresës, e kaluar brez pas brezi nga një familje franceze, është shitur së fundi në ankand për 9 milionë dollarë, pasi u zbulua se autori i saj ishte piktori i njohur Jean-Honoré Fragonard.
“Filozofi duke lexuar”, quhet piktura e cila i ra në sy specialistit Antoine Petit, që u thirr për të bërë vlerësimin në një çështje trashëgimie. Petit thotë se e pa pikturën e pluhurosur, me përmasa 45.8 me 57 centimetra, dhe gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte ajo dukej vërtet e bukur. Por pasi e shqyrtoi me vëmendje nga afër, aty vuri re fjalën “Fragonard” të shkruar në pjesën e pasme të telajos.
Pa e ditur vlerën e saj, pronari ia dha ekspertit, i cili ia dërgoi një kompani të specializuar për vlerësime të tilla.
Aty u konfirmua se vepra, qe autentike.
“Pavarësisht zvetnimit prej kohës, fuqia e penelatës së Fragonard është ende lehtësisht e dallueshme”, thanë përfaqësues të kompanisë. Jean-Honoré Fragonard jetoi nga viti 1732 deri në 1806-tën dhe konsiderohet një prej piktorëve më emblematikë të shekullit të 18-të.
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…