<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cilat janë vlerat normale të sheqerit në gjak?

Shenjat e diabetit tip 2 shfaqen gradualisht dhe mund të jenë të fshehura për shumë kohë. Për këtë arsye ne rekomandojmë që disa grupe të popullatës të testohen edhe nëse nuk kanë shenja.

ë Secili person që ka indeksin e masës trupore mbi 25 (pa marrë parasysh moshën), që ka shtypje të lartë të gjakut, që ka kolesterol të rritur, bën jetë sedentare, që ka pasur sindromën e vezoreve policistike dhe nëse ka familjarë me diabet.

ë Secili person mbi 45 vjeç këshillohet që ta bëjë testin e sheqerit në gjak dhe nëse del mirë ta përsërisë çdo 3 vjet.

ë Gratë që kanë pasur diabet gestacional duhet të testohen për diabet çdo 3 vjet.

ë Secili person me prediabet duhet të testohet çdo vit.

Cilat janë analizat që bëhen për diabet dhe prediabet?

Testi i hemoglobinës së glukolizuar (HbA1C). Këtë analizë mund ta bëni edhe nëse keni ngrënë ose keni pirë. Matet përqindja e sheqerit në gjak të ngjitur për hemoglobinën (që është proteina në rruazat e kuqe të gjakut e cila e bart oksigjenin).

HbA1C e tregon mesataren e sheqerit në gjak në 2-3 muajt paraprakë. Vlera baras ose mbi 6.5% në dy matje të veçanta tregon për diabet. Vlera midis 5.7 dhe 6.4% sugjeron për prediabet, kurse nën 5.7% konsiderohet normale.

Testimi rastësor i sheqerit në gjak. Merret gjaku në cilëndo orë të ditës, pa marrë parasysh kur keni ngrënë dhe vlera mbi 11.1 mmol/L sugjeron për diabet..

Glikemia esëll (dmth marrja e mostrës së gjakut në mëngjes pasi nuk keni pirë as ngrënë). Normale është vlera nën 5.6 mmol/L. Vlera midis 5.6 dhe 6.9 mmol/L quhet prediabet. Nëse glikemia është mbi 7 mmol/L në dy matje të veçanta konsiderohet diabet.

OGTT (Oral glucose tolerance test). Ky test bëhet kështu: caktohet vlera e sheqerit në gjak në mëngjes pasi që nuk keni pirë as nuk keni ngrënë. Pastaj, mjeku ju thotë që ta pini një gotë ujë me sheqer dhe ju matet sheqeri në gjak pas 1 dhe pas 2 orësh.

Te diabeti tip 1 bëhet analiza e urinës për të konfirmuar praninë e substancave të cilat lirohen kur organizmi shfrytëzon muskujt dhe yndyrat për prodhimin e energjisë. Kjo ndodhë atëherë kur insulina është e pamjaftueshme për ta shfrytëzuar sheqerin për energji.

Do t’ju rekomandohet që nëse dyshohet për diabet tip 1 t’i bëni edhe caktimin e autoantitrupave që janë qeliza imunitare që i shkatërrojnë indet që prodhojnë insulinën duke i njohur gabimisht si të huaja. 

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

23 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

1 day ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago