Perandoria Osmane, e qeverisur nga Turqia e sotme, e sfidon Perandorinë Britanike, pasi ajo sundoi për të paktën 600 vjet. Por ishin romakët – duke supozuar se jeni dakord që Perandoria Romake vazhdoi edhe kur u nda në dysh, për të krijuar Perandorinë Romake Perëndimore dhe Perandorinë Romake Lindore – që zgjati më gjatë nga të gjitha, afro 1500 vjet
Sipas Rekordeve Botërore Gines, përgjigjja është Perandoria Akamenide në vitin 480 Para Erës Sonë, e njohur gjithashtu si Perandoria Persiane. Vlerësohet se 44 për qind e popullsisë së botës sundohet nga monarku akamenid në atë që tani është Irani i sotëm, duke e bërë atë perandorinë më të madhe në historisë. Por jo që të gjithë bien dakord me këtë vlerësim. Kjo sepse pjesa e popullsisë, është vetëm një nga mënyrat për të matur shtrirjen e një perandorie, dhe disa ekspertë pyesin nëse është vërtet e drejtë të përdoret kjo lloj metrike, kur krahasohen perandoritë në periudha të ndryshme kohore. Për shembull, kur Perandoria Akamenide ishte në kulmin e vet, bota banohej nga vetëm 112.4 milionë njerëz. Britanikët sunduan mbi çerekun e popullsisë së botës në vitin 1901, por në atë kohë popullsia globale ishte rritur në 1.6 miliardë njerëz.
Pra a është e arsyeshme të krahasohen perandoria britanike dhe ajo akamenide me këtë metrikë? Apo mos po krahasojmë mollët me portokallet? Dhe kjo pa analizuar të mirat dhe të këqijat e mënyrave të tjera në matjen e madhësisë së një perandorie:si shtrirja gjeografike; madhësia e ushtrisë; produkti i brendshëm bruto e kështu me radhë. “Ne duhet të përdorim një metrikë për të matur ndikimin dhe stabilitetin afatgjatë”, thotë Martin Bomas, egjiptolog dhe drejtor i Muzeut Historik të Universitetit Mekuir në Sidnei të Australisë, pasi një gjë është të nisësh një fushatë ushtarake për të zgjeruar territorin. Dhe tjetër janë disa aftësi logjistike dhe infrastrukturës që kërkohen, për t’i mbajtur dhe administruar ato territore. “Për mua, metrika duhet të llogaritet me vite. Shihni Rajhun e Tretë të Hitlerit. Iu desh shumë territor për të rivalizuar romakët, por askush nuk do ta quante atë një perandori pasi zgjati 6 gjashtë vjet dhe në një periudhë të luftës totale”, thekson Bomas. Ai shton se për t’u klasifikuar si një perandori, një shtet i madh duhet të ketë një periudhë paqeje për të sjellë prosperitet. Dhe ky prosperitet mund të shfrytëzohet në mënyrë që burimet dhe pasuria të mund të dërgohen sërish në qendrën e perandorisë, thotë Bomas.
Pikërisht në këtë pikë dështon Perandoria Mongole e Xhengiz Kanit, si një pretendente për të qenë perandoria më e madhe në botë. Vetëm 88 vjet pas themelimit të saj, perandoria u nda në 4 pjesë, pasi pasardhësit e Xhengiz Kanit u grindën mbi trashëgiminë. Edhe ajo kohë relativisht e shkurtër e unitetit, u shpenzua në betejë me të huajt, duke zgjeruar në mënyrë agresive kufijtë e saj që u provua të jetë një perandori e paqëndrueshme. Perandoria Britanike mund të mos ketë qenë aq e madhe, por ajo i mund mongolët, për sa i përket territorit që arrinte të kontrollonte. “Dielli nuk perëndonte në Perandorinë Britanike. Britanikët kontrollonin tokat dhe detet”. Perandoria Britanike u krijua në fund të viteve 1500, kur mbretëritë deri atëherë të ndara të Anglisë dhe Skocisë, krijuan kolonitë e tyre të para jashtë shtetit në Amerikë dhe Karaibe. Në një nivel teknik, mund të thuhet se Perandoria Britanike ekziston ende -edhe pse e zvogëluar në mënyrë dramatike – përmes posedimit të saj të vazhdueshëm të 14 territoreve relativisht të vogla jashtë shtetit, përfshirë Gjibraltarin dhe Ishujt Falkland.
Ekzistojnë gjithashtu 16 vende të pavarura, të njohura gjithashtu si Komonuelth, ku Mbretëresha Elizabeta II është ende kryetare e shtetit, duke përfshirë Australinë, Belizenë, Kanadanë, Zelandën e Re, Papua Guinenë e Re dhe disa vende në Karaibe. Por shumica e historianëve thonë se ajo përfundoi në 1997, kur Mbretëria e Bashkuar ia ktheu Hong Kongun Kinës. “Vetë Princi Çarls e ka pranuar këtë. Ishte kolonia e fundit e madhe në perandori”, thotë Bomas. Nëse pajtohemi më këtë konstatim, atëherë rezulton se Perandoria Britanike ekzistoi për afro 400 vjet, gjë që do të thotë se megjithëse britanikët pushtuan më shumë pjesë të globit se kushdo tjetër, ata prapë nuk mund të quhen perandoria më e madhe kur maten me parametrin e jetëgjatësisë. Perandoria Osmane, e qeverisur nga Turqia e sotme, e sfidon Perandorinë Britanike, pasi ajo sundoi për të paktën 600 vjet. Por ishin romakët – duke supozuar se jeni dakord që Perandoria Romake vazhdoi edhe kur u nda në dysh, për të krijuar Perandorinë Romake Perëndimore dhe Perandorinë Romake Lindore – që zgjati më gjatë nga të gjitha, afro 1500 vjet. (Livescience)
Kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje, ndaj dhe bletarët janë duke…
Për shumë pasagjerë, ngjitja e valixhes në raftin e sipërm të avionit është një…
Ndonjëherë nevoja për të fjetur mbi shumë jastëkë është në fakt një paralajmërim i…
Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në…
Nga Gazmend Çitaku Çështja e detarisë ilire, me akcent të veçantë në mjetet e…
Kriminelët shfrytëzojnë rezultatet e kërkimit të Google për të joshur viktimat… Kërkimi në Google…