Shkruan Fahri Xharra
Një pyetje shumë e thjeshtë, por që me siguri jemi shumë pak nga ata që dimë të shpjegojmë se ku janë ato ose çka quhen Dardanele ose të flasim për historikun e tyre qysh nga koha pellazgjike e deri më sot. Jo, pse do punë shumë që të nxëmë diçka nga e kaluara e jonë, por nga princili “larg sysh, larg mendësh”.
Tregimi mbi Trojën si ai për Argonautët është bërthama e shumë tregimeve të thurrura në kohëra të ndryshme, pra për një fatkeqësi të madhe. Disa legjenda merren me fakte sekulare të lidhura me fatkeqësinë, luftën e Trojës, mbizotërimi i Dardaneleve.
Tregimi i Trojës nuk është vetëm dramë, por një thesar dramash, për personalitetet e mëdha historike dhe hyjnore. Që të jemi më të qartë duhet shpjeguar të skicojmë ato pjesë të asaj historie që e solli Luftën e Trojës, por do e ndërronim qëllimin e shkrimit.
Në bregun e djathtë të Dardaneleve, aty ishte shpija e Dardanit. Sa më vjen keq për ata 20 mijë shqiptarë që vdiqën gjatë marsit të vitit 1915, të cilët luftuan pa ditur se për kë po luftojnë dhe se sa e prekshme është historia e atij vendi pa e njohur atë vend e as historinë, histori që lidhej nja 32 shekuj para tyre me të parët e tyre. Ata shkuan në Çanakale, por nuk dinin që kanë shkelur në tokat dardane, në shtëpinë e Dardanit (Dardanos).
Ngushtica detare që e lidh detin Egje me atë Marmara, aty ku ndahet Europa prej Azisë, gjatë shtrembërimit të historisë quhej Hellespont, por ishte qyteti i ndërtuar nga Dardani, shumë afër Trojës, në anën e Azisë së vogël, ngushticë, shtëpi e Dardanëve, emër mitik i një populli i formuar dhe themeluesi Dardanus.
Dardanelet, dikur Hellespont, (turqisht Çanakkale Boğazı) ngushticë e gjatë 61 kilometra dhe nga 1.2 deri 6.8 kilometra e gjerë.
Dardanosi, një nga djemtë e Zeusit jetonte në ishujt e Samothrakisë me vëllain Iasionin, të cilin ia vrau reja (rrufeja), dhe në mërzi e sipër e themeloi në tokën aziatike afër malin Hellespont, Dardaninë. Në marrëveshje me Teukrosin, mbretin e atyre anëve, iu dha një hapësirë e madhe tokësore, te cilën më vonë e trashëgoi dhe e quajti Dardania.
Pas tij froni mbretëror mbahej nga i biri Erichtoni, mandej nipi Trosi që e quajti vendin Troja.
Gryka e Dardaneleve, eshtë plot tregime dhe të vërteta që e kanë kaluar në dy brigjet e saj.
Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…
Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…
Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…
Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…
Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…
Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…