Ndoshta ju duket e tepruar, por ka disa ekspertë që thonë se nuk ka sëmundje ku nuk preferohet përdorimi i hithrave.
Në këtë aspekt, sidomos efikas janë lëngu i hithrave të freskët dhe lëngu i sterilizuar i hithrave, por vetë, nëse respektohet receta e dëshmuar.
Me përfshirjen e hithrave në meny, ju do të konsumoni një bimë e cila organizmit i sjell dobi të shumta, duke filluar nga nxitja e funksionit të gjëndrave të ndryshme, e deri te furnizimi me përbërës të dobishëm ushqimorë, sikur që janë vitaminat, mineralet, thartirat esenciale dhe hormonet bimore.
Enzima sekretinë, që gjendet në hithra, ndikon në rritjen e rruazave të kuqe të gjakut, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe pengon rritjen e tepërt të rruazave të bardha (leukociteve) në gjak.
Pra, hithrat shërojnë me sukses aneminë, parandalojnë arterosklerozën, sëmundjet infektive të rrugëve të urinimit, të prostatës, iu ndihmojnë diabetikëve, të të sëmurëve nga sëmundja e Alzheimerit, skleroza multiple, alergjitë, preferohen te personat që kanë shtypje të lartë të gjakut, pengojnë krijimin e gurëve në veshja, etj. E tërë kjo mjafton që të konsumojmë sa më shumë hithra.
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…
Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…