<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari

Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në Lateran nga papa Gregori IX më 13 prill 1231, me të cilën sigurohej pavarësia dhe vetëqeverisja e Sorbonës mbas një greve të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Parisit.

E zë fillin te një histori mesjetare mjaft kërshërore:

Ishte në vigjilje të karnavaleve, festa që njihet si e Martja e të Lidhunave (fr. Mardi Gras), dy vjet para bullës papnore. Në atë ditë festimi, Parisi “çmendej”. Një grup studentësh të Iniversitetit të Sorbonës në Paris, njëri nga të parat universitete të Evropës, ndërsa festonin në një tavernë të Lagjes Latine, patën mosmarrëveshje me pronarin e restorantit për çmimet e faturës. Pronari i tavernës, një të thirrur në ndihmë disa miq të tij pronarë lokalesh përreth, u hyri në dru studentëve që nuk pranonin të paguanin shifrën e faturës. Studentët, nga anë e tyre, thirrën në ndihmë shokët e ve dhe ia kthyen drurin me dru pronarit të tavernës duke ia shkatërruar edhe lokalin.

Përleshjet u përkeqësuan derisa autoritetet mbretërore vendosën të ndëshkonin studentët rebelë. Për të kryer ndëshkimin, forcat e rendit i kërkuan leje universitetit, sepse nuk mund të ndërhynin pa leje ngaqë universiteti në ata shekuj ndodhej nën autoritetin e Kishës si themeluese e tij. Leja u dha, forcat e rendit ndërhynë me dhunë dhe gjatë ushtrimit të dhunës u ndëshkuan edhe studentë që nuk kishin lidhje me incidentin e tavernës. Pati edhe të vrarë, çfarë e rëndoi edhe më situatën. Atëherë, studentët, së bashku me profesorët, shpallën grevën dhe braktisën auditoret universitare.

Greva vazhdoi plot dy vite. Përftuan prej saj universitetet e Oksfordit dhe të Kembrixhit, sepse te ta u drejtuan studentë francezë në masë, si dhe pedagogë të Sorbonës. Parisit iu shkaktuan pra dëme të mëdha, sa nga pikëpamja ekonomike, edhe nga ajo sociale.

Atëherë u detyrua të ndërhynte papa Gregori IX, vetë ish-student i Universitetit të Sorbonës: mbas negociatave të gjata me autoritetet laike, ai shpalli më 1231 bullën “Parens Scientiarum” (Mëmë e shkencave), e cila, duke garantuar pavarësinë dhe vetëqeverisjen e universitetit, ndalonte ndërhyrjen e forcave te rendit pa lejë të posaçme papnore si autoriteti nën patronazhin e të cilit universiteti funksiononte.

Duke sanksionuar pavarësinë dhe vetëqeverisjen e universitetit, u hodhën bazat e lirisë akademike dhe dokumenti “Mëmë e shkencave” u konsiderua si një Magna Carta e universiteteve të Parisit.

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

16 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

16 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

17 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago