<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shtëpia karakteristike shkodrane, shtëpia e Pashko Vasës, degë e Lidhjes së Prizrenit

Nga Albert Vataj

Objekti kryesor që ka mbetur dhe që aktualisht na lidh me figurën e atdhetarit Pashko Vasa, është shtëpia e tij në Shkoder që ishte baza kryesore e Lidhjes së Prizrenit, sot Monument Kulture…. Kjo shtëpi, që sot është e vendosur si objekt në hartën turistike të Shkodres, ka një histori të lavdishme, pasi jo vetëm ishte degë e Lidhjes së Prizrenit, vendi ku mbaheshin takimet e aktivistëve për çështjen kombëtare, por falë vlerave arkitekturore dhe etnografike, është pikë e preferuar e të huajve që vizitojnë vendin tonë.

Sipas dëshmive të njerëzve që kanë jetuar aty, kjo shtëpi ka një histori rreth 300-vjeçare. Ajo është rinovuar e restauruar tërësisht në vitin 1977 si dhe në vitin 2013, nga shteti shqiptar. Të gjitha dyert, dyshemetë, dritaret, tavanet e çardaku, janë punuar nga restaurator profesionist sipas origjinalit, në dru. Sot është një shtëpi e kategorisë së parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtare të familjes Vasa, qysh në vitin 1971. Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj qëndrojnë në origjinal, pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri e shpëlarjes së rrobave dhe shkalla prej guri të latuar.

Sipas thënieve që mblodha nga disa pjesëtar të familjeve shkodrane që jetojnë në afërsi të degës së Lidhjes së Prizrenit, po në shtëpi karakteristike shkodrane, si familjet Suma, Kamsi, Gjonej, Kraja, Guga, Shiroka, thuhet që edhe kjo shtëpi duhet të jetë ndërtuar në  të njëjtën periudhë. Kjo mund të dallohet nga karakteristikat e njëjta me shtëpitë e tjera shkodrane që gjinden në të njëjtën zonë, që kanë pothuajse të njëjtën arkitekturë, fasada,  strukturën e brendshme e po ashtu edhe oborret. Pjesa brendshme e shtëpisë është e ndarë ndër dhoma të mëdha, të cilat kanë tavane të gdhendur në dru, të një bukurie të veçantë, ballkone për qëndrimin e grave, apo raftet e futura në mur. Dhoma e ndejës ose në gjuhën popullore “oda e zjermit”, që komunikon me dhomat e tjera me anë të koridoreve të vogla të veshur në dru të gdhendur, ka dritare të mëdha druri të mbrojtura me hekura, që e mbushin me dritë dhe hapin një pamje të mrekullueshme të oborrit të stolisur me luleborën e lulevilen tradicionale të Shkodrës.

Një çardaku i madh hapet në mbarim të shkallëve të gurta, ku zotërojnë  “qoshja e ndejës” dhe kandilat e shandanët karakteristik të tipit oriental. Poshtë pjesës së banuar, janë ahuret ku mbaheshin objektet e përdorimit të radhë, drutë e ngrohjes si dhe veglat për të punuar kopshtin dhe oborrin. Përpara shtëpisë është oborri me lule dhe lojërat e fëmijëve, ndërsa prapa kopshti i zarzavateve dhe pemëve frutore.

Përsëri sot, shtëpia është një pikë turistike që preferohet nga turistë nga e gjithë bota, jo vetëm për arkitekturën e veçantë, por edhe për të fjetur, pasi familja Vasa, në disa dhoma të shtëpisë, ka plotësuar kushtet normale të jetesës ku mund të flihet komod e me kujtimet e kohëve të shkuara. Shpresoj dhe uroj që bukurisë së fasadave dhe arkitekturës karakteristike të shtëpive të vjetra shkodrane, ti shtohet edhe shtëpia ku lindi dhe u rrit heroi kombëtar Luigj Gurakuqi, e cila nga moskujdesija e shtetit u rrënua. Kjo është dëshira e çdo shqiptari atdhetar dhe e çdo qytetari shkodran, pasi është identiteti ynë.

Pjeter Logoreci

postbck postbck

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

8 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

2 days ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

2 days ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago