<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse dolën nga qarkullimi, disa kartmonedha?

Ishte viti 1945, koha kur Banka e Shtetit Shqiptar shpalli vulosjen e kartëmonedhave dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.

Pas Luftës II Botërore dhe proklamimit të Qeverisë Demokratike, në Shqipëri, nisën të vërehen shenjat e para të inflacionit dhe keqësimi i gjendjes së kartëmonedhave, kjo pamundësia për të shtypur kartëmonedhë të re dhe për ta zëvendësuar atë në qarkullim.

Në pritje të normalizimit të situatës, më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpalli vulosjen e kartëmonedhave në qarkullim, si dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.

Prej datës 27 qershor deri më 8 korrik 1945 u realizua vulosja e kartëmonedhave në të gjithë vendin, duke filluar nga zonat kufitare.

Procesi do të përfshinte vetëm për prerjet 20 dhe 100 franga shqiptare, si dhe çekmonedhat me vleftë 20, 100, 500, 1000 dhe 5,000 franga shqiptare.

Vula kishte trajtën e një drejtkëndëshi, me përmasa 52×34 mm, që mbante përbrenda një shqiponjë dykrenare me yll mbi të dhe fjalët “Banka e Shtetit Shqiptar”, e gjitha e vijëzuar me vija paralele horizontale, ku shqiponja dhe shkrimet janë të hijëzuara.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vulosja e kartëmonedhave u bë pa asnjë kufizim shume. Kartëmonedhat dhe çekmonedhat që nuk u paraqitën për vulosje u konsideruan të pavlefshme dhe, për pasojë, dolën jashtë qarkullimit.

Sipas BSH-së, vulosja e kartëmonedhave dhe e çekmonedhave të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë pati efekte të ndjeshme në qarkullimin monetar.

U la jashtë procesit për vulën, rreth 20 për qind e monedhës në qarkullim, pasi nuk u vulosën kartëmonedhat me prerje nën 20 franga shqiptare.

Në fund të vitit 1945, emisioni arriti në 286.100.000 franga shqiptare, nga 384.396.000 që ishte në fund të vitit 1944.

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues në Kosovës

Në rrugët e qyteteve të Kosovës, në oborret e shkollave, në kafene dhe parqe, është…

28 minutes ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

23 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

23 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago