<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kalaja e tre feve në Elbasan

Kalaja 2000 vjeçare e Elbasanit është një nga shembujt më origjinalë dhe më konkretë të bashkëjetesës fetare në vendin tonë.

Brenda një hapësire shumë të vogël në këtë kala gjenden të ndërtuar një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike.

Sipas historianëve, kalaja e Elbasanit është shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit.

“Po të futesh rrugëve të kalasë shikon komsh9injtë njëri me tjetrin, nuk kanë dallim, mund të jenë muslimanë, sunitë, bektashinj, të krishterë ortodoksë, ka dhe pak familje dhe katolike. Kisha qëndron përbri xhamisë. Ashtu si për gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe minikonflikt me baza fetare. Elbasani është nga qytetet e Shqipërisë, që ka më së shumti martesa mes feve të ndryshme”, thotë historiani Roland Gjini, transmeton TCH.

Profesor Gjini përmend ngjarjet e mëdha historike, ku myslimanë e të krishterë, banorë të Kalasë së Elbasanit kanë vepruar të bashkuar për të ardhmen e vendit.

Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, muslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë muslimanë dhe 10 kristianë”, thotë Gjini më tej.

Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur

konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit.

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

2 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

2 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

2 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

3 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

3 days ago