Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës, ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu te shtypja e gjakut.

Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë.

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut në stinën e verës

Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën e brendshme. Një gjë e tillë shkakton një rënie të nivelit të tensionit të gjakut.

Në mot të ftohtë nga ana tjetër, enët e gjakut ngushtohen dhe tensioni është më i lartë, transmeton AgroWeb. Përpos të tjerave, shtimi në peshë dhe mungesa e aktivitetit fizik në dimër rrit tensionin e gjakut, thonë ekspertët.

Si ndikon vapa te shëndeti i zemrës

Temperaturat e larta nxisin trupin të djersijë më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Kjo do të thotë që organizmi humbet më shumë lëngje se zakonisht dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të tensionit të gjakut. Një gjë e tillë shkakton vështirësi te njerëzit që vuajnë nga zemra. Vapa e madhe mund të shkaktojë një barrë të rëndë tek zemra dhe qarkullimi i gjakut.

Zemra rreh më shpejt dhe punon më fort të pompojë gjak i cili duhet të qarkullojë sa më pranë sipërfaqes së lëkurës për të përshpejtuar djersitjen. Gjaku trashet më shumë verë dhe bashkë me ndryshimet në nivelin e kolesterolit, kthehen në faktorë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës thonë se ekspozimi i vazhdueshëm për dy ditë me radhë në temperaturat përvëluese të verës mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e një problemi me zemër.

postbck postbck

Recent Posts

Vuani nga dhimbja e kokës? Limoni i përdorur në këtë mënyrë do t’ju japë zgjidhjen

  Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, një alternativë natyrale dhe e padëmshme…

15 hours ago

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

  Ndërsa afrohet stina e verës, ka disa detyra që kërkojnë vëmendje shtesë, dhe kjo…

15 hours ago

Simpoziumi Shkencor/ Llazar Fundo, figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe europian

  Në ambientet e Universitetit të Korçës u zhvillua sot një simpozium shkencor në nderim…

15 hours ago

Flija shqiptare drejt njohjes zyrtare: Një trashëgimi që kërkon mbrojtje

  Flija është një ushqim tradicional shqiptar. Ajo përgatitet me shtresa të buta dhe piqet…

15 hours ago

Si ia doli të shpëtonte i mbijetuari i vetëm nga përplasja tragjike e avionit në Indi?

  Në mesin e 242 pasagjerëve në bordin e një avioni të kompanisë Air India…

15 hours ago

Monte Nuovo, vullkani i fjetur që mund të shkatërrojë Evropën

  Në kohërat e lashta shpërthimet e vullkaneve ishin mjaft të shpeshta në të gjithë…

16 hours ago