<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fshati i futbollit dhe njeriu që e modernizoi këtë sport

Daut Dauti

Glenbuck ka qenë një fshat në Skotlandë banorët e të cilit kishin vetëm dy mundësi në jetën e tyre: të punonin në minierën e thëngjillit ose të luanin futboll. Gjatë tërë historisë së këtij fshati vetëm një banor ia kishte dalur të shkonte në universitet. Të gjithë të rinjtë e fshatit luanin futboll për t’i ikur punës në minierë nëse ia dilnin të luanin për ekipet profesioniste.


Kur më 1931 minierat e thëngjillit filluan të mbyllen, fshati filloi të zogëlohej sa që sot më nuk ekziston. Por, Glenbuck ka lënë një gjurmë të madhe në historinë e futbollit. Pas Luftës së Dytë Botërore është shënuar se 53 të rinj nga ky fshat u shpërndanë për të lujatur për ekipet profesioniste skoceze dhe angleze dhe për të kontribuar në futboll.


Por, njëri prej tyre, i quajtur Bill Shankly (1913-1981), bëri histori. Kur Shankly u largua nga loja në fushë ku kishte luajtur për disa ekipe skoceze dhe angleze, vendosi të merrej me menagjimin e klubeve. Më 1959 ai e mori udhëheqjen e ‘FC Liverpool’ që pritej të binte edhe nga liga e dytë e Anglisë. Klubi ishte aq i dobët sa që at vit për kupën FA kishte pësur disfatë nga një ekip që nuk ekzistonte, por që ishte formuar në një fshat vetëm sa për të garuar për këtë kupë.


Stadiumi i klubit ishte i vogël dhe i stërvjetruar. Publiku poashtu me numër të vogël kurse financat e klubit pothuaj të paqena sikur që mungonte edhe intersimi i qytetit për përkrahje. Por, brenda një kohe të shkurtër Shankley filloi ndryshimet. E ndryshoi stilin e lojës në fushë, e ngriti disiplinën dhe vetëbesimin të lojtarët, e rregulloi stadiumin… Por, së pari e rregulloi veshtorën e mysafirëve në atë mënyrë që t’i bënte mysafirët të shqetësoheshin (mundësisht të frikësheshin) para se të dilnin në fushë.


Këngën ‘You’ll never walk alone’, e bëri himn të klubit me të cilën e ngjalli publikun dhe e solli masovisht në stadium. Pastaj, krijoi lidhje të klubit me biznesin vendas dhe vërshuan reklamat. Pastaj, radha iu erdhi mediave, sidomos televizionit që po bëhej i rëndësishëm për transmetime. Këto masa e kanë modernizuar futbollin anglez dhe botëror pasi që, në një masë, u kopjuan nga ekipet tjera.


‘FC Liverpool’, një ekip që ishte para shkatërrimit, u forcua, hyri në ligën kryesore të futbollit anglez dhe u bë kampione e shumëfisht jo vetëm në këtë shtet, por disa herë edhe në Evropë. Shankly i dha pamje dhe kuptim futbollit modern. Prandaj, Shankly e pasuroi thënien legjendare: ‘Futbolli nuk është vetëm çështje e jetës dhe vdekjes. Është më shumë’.
Shankly ka lënë tarshëgimi të pashlyeshme në fotboll, por është i njohur edhe për thëniet e tija. Psh në një rast ka thënë:’Pasi që unë nuk kam shkuar në shkollë, në jetë më është dashtë ta përdori trurin’.
Një tjetër thënie për referët: ‘Ata i dijnë rregullat por nuk e kuptojnë lojën’.


Një herë kur kishte udhëtuar me klubin për në ndeshje kualifikuese diku në Evropë, në fletoren e hotelit te rubrika ‘profesioni’ e kishte shkruar ‘futbolli’ kurse te ‘adresa’ e kishte shënuar ‘Anfield’. Kur recepsionistja kishte kërkuar që ta shënonte adresën e plotë, Shankly ishte përgjegjur:’zonjë, në Liverpool ekziston vetëm një adresë që ka rëndësi dhe unë jetoj aty’. Shankly gjithmonë është munduar të theksoj se kjo është edhe adresa e futbollit. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

48 minutes ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

2 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

2 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

2 hours ago

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

20 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

20 hours ago