<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vendi që e prodhoi rastësisht kosin dhe e shpërndau në të gjithë botën

Në këtë vend, kosi është kudo, në dyqane e në lokale, dhe është baza e pjatave tradicionale si taratori, apo “snezhanka”, një sallatë e përbërë nga kosi, trangujt, hudhra dhe kopra. Historia e prodhimit të kosit lidhet me Bullgarinë, por identiteti i Bullgarisë mund të gjurmohet përmes prodhimit të këtij produkti.

Shumë bullgarë pretendojnë se kosi u zbulua rastësisht rreth 4000 vjet më parë kur fiset nomade endeshin në këto zona. Nomadët mbanin qumështin në lëkurat e kafshëve, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të mbyllur që bakteret të rriteshin dhe të nxisnin fermentimin, që çonte më pas në prodhimin e kosit.

Elitsa Stoilova, profesoreshë e etnologjisë, është e mendimit se ndonëse mund të jetë pak e vështirë të përcaktosh saktë nëse është Bullgaria, vendi i origjinës së këtij produkti, shumë vende të Ballkanit e kanë pasur pjesë të dietës së tyre kosin, për shekuj me radhë. Sipas saj, vetëm në Ballkan dihet formula e papërcaktuar saktë, e prodhimit të këtij produkti. Megjithatë, Bullgaria luajti rol në shndërrimin e kosit në një produkt popullor, që tregtohet masivisht, dhe që hyri shumë shpejt edhe në dietat mesdhetare dhe perëndimore.

Një shkencëtar bullgar në vitin 1904, analizoi në laboratorin e tij një enë tradicionale prej balte, të quajtur “rukatka”, që përmbante kos shtëpie. Ai arriti të identifikonte bakterin thelbësor që nxiste fermentimin e kosit, mikroorganizmi u bë i njohur si “lactobacillus bulgaricus”, duke e lidhur kështu përgjithmonë kombin bullgar me prodhimin e kosit. Për nder të zbulimit të tij, fshati Trun i Studen Izvor, ku lindi shkencëtari Grigorov, tani strehon muzeun e vetëm të kosit në botë. Pas tij edhe një sërë shkencëtarësh vunë re benefitet e kosit bullgar të prodhuar në mënyrë tradicionale. Ata vunë re se ky produkt ishte një nga ushqimet që siguronte jetëgjatësinë e banorëve sidomos, në Malet Rodope të Bullgarisë, ku prodhimi i kosit bëhej sipas traditës mijëravjeçare.Reklamë

Veçantia e kosit bullgar qëndron në shumëllojshmërinë e tij. Nëse dy gjyshe në fshatra të ndryshme prodhojnë kos nga të njëjtat produkte, rezultatet do të kenë shije të ndryshme. Kjo vjen nga një sërë faktorësh, që lidhen me tokën, kafshët dhe njohuria për prodhimin e tij që përcillet nga brezi në brez./A2

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

1 hour ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

2 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

2 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

2 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

3 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

5 hours ago