<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Migjeni, britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave

Nga Albert Vataj

Migjeni ishte dhe mbeti britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave. Anipse kanë kalue mbi një shekull prej se ai erdhi në jetë, e bahen sot 79 vjet nga rrugëtimi në përjetësi, zani që plazmoi në eter si një bubullimë kumbon tash e përgjithmonë, kur prej qiellit arratis asht e kaltra e venin e saj e ka xan e bruzta, e thella errësirë e gërmushjes së lëngimit.

Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor.

Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i tij i zashëm i brendisë gufuese n’vedvedi.

Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën që skaliti me rrufe e zemëratë, zanin buçitës të revoltës që mruni në britma dhe dhimba, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun të farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e stërkequn.

Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan.

Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30. Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që përdori i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë.

Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh, dogmash e demagogjishë, ka dëshmu se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rrittet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Ajo, vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish.

Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme. Ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë. Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehën edhe pas 102 vjetësh.

Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vjen dhe rivjen te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje.

E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo.

postbck postbck

Recent Posts

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

4 hours ago

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

21 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

22 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

22 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

22 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

2 days ago