Në nëntor 1945 Divizioni i 5-të i ardhur nga Shqipëria, gjendej në Kosovë. Këtu rekrutoi me forcë edhe shumë shqiptarë të Kosovës, duke arritur një numër trupash në 2902 personash. Disa prej tyre i rekrutoi me forcë. Spikat një telegram i nisur prej shqiptarëve të Kosovës, në të cilin lavdërohej forma skllavëruese, në të cilën hyri Kosova. Nuk ka dyshim që radiogrami është i servirur nga komanda e divizionit.
***
Radiogram, nr.210, datë 26.10.1945
Mareshalit të Jugosllavisë Josif Broz Tito
Ne luftëtarët kosovarë të divizionit të 5 shqiptar nga tokat e Maqedonisë federale, ju përshëndesim dhe falënderojmë ju udhëheqësin e madh të popujve heroike të Jugosllavisë demokratike federative, mbrojtësin e të drejtës së autonomisë së Kosovës dhe të Metohisë gjë që s’kishte parë kurrë më parë populli i atyre vendeve në këtë vendim me rëndësi për ne dhe popullin tonë. Vendimi i marrë nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar i Serbisë ne jemi të sigurt 100% se ju keni qenë faktori kryesor dhe keni kontribuar më shumë se askush tjetër. Ne ju shprehim juve ndjenjat më të zjarrta me këtë rast si prijësin e madh të Jugosllavisë së re, pse ju jeni burri që mundet t’u sillni popujve të Jugosllavisë, njëkohësisht edhe neve atë që na kishin mohuar prej shekujsh regjimet shtypëse dhe antipopullore të Karagjergjoviçit e klikave të tyre grabitqare sepse vetëm nën udhëheqjen tuaj u arrit bashkimi dhe vëllazërimi i popujve tanë nëpërmjet luftës së përgjakshme kundër armikut të fashist dhe vetëm me juve në krye Jugosllavia federative demokratike do të eci drejt lulëzimit dhe përparimit. Ne jemi plotësisht të bindur se juve i shikoni siç duhet të drejtat tona dhe jepni ndihmën më të madhe në mënyrë që populli i Kosovës dhe i Metohisë të jetojë i lirë me të gjitha të drejtat e njeriut dhe i vëllazëruar me vëllezërit e tij jugosllavë. Kërkojmë nga ju të bëheni interpret i ndjenjave tona dhe pranë Këshillit Antifashist të Serbisë.
Luftëtarët kosovarë të Divizionit të 5 shqiptar
Marrë më 7.10.1945/55News.al
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…