Tre shpërthime në 15 orë. Edhe pse u duk sikur aktiviteti në kraterin juglindor të vullkanit kishte përfunduar, skema e Etnës tani është “ndalo, e shpërthe”, pasi furia e saj u rindez sërish.
“Një herë fiket, pastaj ka shpërthime të papritura, vetëm brenda 15 orësh shpërtheu tre herë”, thonë mediat vendase. Një shtëllungë gjigande tymi e hiri u ngrit këtë radhë në një lartësi prej 6.5 km, ndërsa materialet piroklastike të vullkanit ranë mbi zonat në jug të tij duke u shtrirë deri në detin Jon.
Sërish ai që bën spektakël është krateri juglindor, i cili u mendua se qe shuar thonë ekspertët e Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Etna është vullkani më aktiv i Europës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, ai sërish monitorohet me rreptësi të madhe.
Dy vullkanët e tjerë ende aktivë në Itali janë Stromboli dhe Vezuvi.
Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…
Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…
Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…
Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…