<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Viti 1914 dhe Mustafa i Gostivarit: Shqiptari i parë që iu incizua zëri

Norbert Jokl (1877-1942) është hebreu që konsiderohet si Babai i Albanologjisë. Ai pati krijuar një bibliotekë albanologjie e indogjermanistike me rreth 3,000 ekzemplarë libra, të cilat donte t’ia dhuronte Shqipërisë. Por, dëshira e tij nuk përmbushet, pasi arrestohet në Vjen dhe dërgohet në një kamp përqendrimi në Rigë të Letonisë, ku edhe vdes më 1942

Sipas studiuesit Robert Elsie, Jokl kishte mësuar shqip me Gjergj Pekmezin (1872-1938) dhe me shqiptarë të tjerë në Vjenë. Përmes këtyre kontakteve kishte bërë edhe incizimin e parë të gjuhës shqipe në Ballkan.

Elsie për këtë ka thënë: “Në pranverën e vitit 1914, Norbert Jokli dëgjoi për një grup shqiptarësh pastiçerësh që punonin në Hungari. Pa humbur kohë, u nis për t’i takuar dhe për të bërë shënime gjuhësore për dialektin e tyre. Me mbështetjen e Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave, Jokli e ftoi njërin prej punëtorëve, një Mustafa Abdyli (lindur me 1876) nga Vrapçishta e Gostivarit (Maqedoni), në Vjenë për një muaj, për një incizim zanor të gjuhës së tij në Arkivin Fonogramik aty”.

Ky incizim i kryer më 4 prill 1914 është dokumenti më i hershëm zanor i gjuhës shqipe nga Ballkani. Incizimi mbi një pllakë të vjetër dylli ruhet në Arkivin Fonogramik të Akademisë së Shkencave të Austrisë.

Në këtë incizim Mustafa Abdyli tregon përrallën “Pela dhe Ujku”: “Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. E kulloten si kulloten e shkon në fushë si shkon në fushë. E u çuaka pela e mbajka katërmbëdhjetë muaj. Katërmbëdhjetë muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bëka mazi. Si u ba mazi, kana rrit. Si kana rrit shkuaka pela e kullotka në fushë. E kullotka e ardhka në shtëpi. E del prej shtëpisë e shkon në fushë. Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thot mazit: A kur të dal prej derës unë e ta ma çelish derën. Thotë e del e shkon në fushë. E vjen në fushë, prej fushe e thot: Pelo pelo çilma derën se të kam pru bar, kashtë tagji. Pela mazi e çelën. Hynë brenda. Si hynë brenda, bahet ditë kana, natë kana ditë”.

Për më shumë, dëgjojeni incizimin:

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

5 hours ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

6 hours ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

1 day ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

1 day ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

2 days ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

2 days ago