<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me 5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.

Buka e Bardhë
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.

Rrushi i Thatë
Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

Bananja
Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

Patatinat
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

Djathi i Pasterizuar
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin./

postbck postbck

Recent Posts

Gabimi që bëni kur hani shalqi

    Shalqiri është një nga frutat që përdoret më shumë në stinën e nxehtë…

46 seconds ago

Konsumoni çdo mëngjes një lugë vaj ulliri, ja çka ju ndodhë…

    Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci…

45 minutes ago

Alarmi që nuk duhet injoruar: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

    Kukësi, Shkodra dhe Lezha kryesojnë për vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës, ndërsa Gjirokastra…

57 minutes ago

Çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë

    Shumë prej jush mbase nuk i dinit përfitimet shëndetësore që sjell lëngu i…

1 hour ago

Gabimi që bëni çdo ditë po ju mban larg dhëmbëve të bardhë

    Mund të përdorni çfarëdolloj produkti apo sekreti për të patur dhëmbë të bardhë…

2 hours ago

Arsyet se pse uji i ftohtë është i dëmshëm për shëndetin

    Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë, por edhe e dëmton shëndetin tonë,…

2 hours ago