<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Ja ku jetojnë Arianët e fundit, historia e tyre

Për shumë njerëz, termi Arian ka një konotacion negativ. Megjithatë ai vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë ‘fisnik’. Fillimisht me këtë term njiheshin njerëzit që flisnin një gjuhë indo-iraniane dhe që migruan nga Azia Qëndrore drejt Iranit dhe Indisë. Më vonë termi u përdor për t’iu referuar grupeve fisnore që jetonin në luginat e lumenjve Indus, që tani janë pjesë e Pakistanit dhe Indisë. Pasaardhësit e tyre thuhet se përbëjnë këtë pakicë të vogël që tashmë gjendet në rajonin Ladak.

Lugina ku jetojnë ata rrethohet nga male. Në total janë pesë fshatra arianë me diku 2 deri në 4 mijë banorë. Ata njihen ndryshe edhe si Brogpa. Banorët kanë jetuar këtu në izolim për mijëra vite, pjesërisht edhe për shkak të peizazhit të egër fizik, mungesës së rrugëve dhe betejës për kufijtë mes Pakistanit dhe Indisë, çka ka minimizuar kontaktin me botën e jashtme. Ky izolim i ka ndihmuar që ta mbajnë ‘pellgun’ e tyre të geneve të paprekur dhe të pandryshuar, por me mbërritjen e botës moderne në prag, kjo duket se do ndryshojë.

Ka teori të ndryshme sa i përket origjinës së tyre, asnjëra nuk është e provuar përfundimisht. Linguisti dhe orientalisti gjerman, Friedrich Max Mueller besonte se Arianët janë paasardhës të pushtuesve me lëkurë me ngjyrë të hapur, që vinin nga Azia Qëndrore dhe që përparuan me beteja drejt Europës. Më vonë nazistët gjermanë e përdorën magjepsjen me këtë fis luftarak me lëkurë të bardhë për të krijuar propagandën e tyre për një racë të pastër që mund të kontrollonte botën.

Një tjetër teori e përhapur gjerësisht është se Brogpa ishin pasaardhës të Aleksandrit të Madh dhe ushtarëve të tij, që erdhën këtu pas pushtimeve në Azi. Një teori e ngjashme është thënë edhe për fisin Kalash në Palistan, jo shumë larg prej këtu, por testet e ADN-së e kanë rrëzuar atë.

Një teori e tretë thotë se Brogpa ishin banorët e parë të përhershëm të kësaj zone, pasi emigruan dhe u vendosën këtu në shekullin e 6-të. Një gjë është e sigurt: Arianët kanë tipare fizike shumë më të afërta me europianët se sa me tibetiano-mongolët që jetojnë në rajon. Ata kanë sy të kaltër, të gjelbër dhe laroshë, mollëza më të ngritura dhe lëkurë më të hapur. Po ashtu ata janë edhe më të gjatë se homologët e tyre në Kashmir dhe Ladaki./BBC

postbck postbck

Recent Posts

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

1 hour ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 hours ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

1 day ago

Eklipsi diellor më i gjatë i këtij shekulli po vjen dhe do të zgjasë më shumë se gjashtë minuta

  Eklipsi total diellor që do të ndodhë më 2 gusht 2027, do të jetë…

1 day ago

Bankat e rrisin në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

  Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët…

1 day ago

Lodhjet e marramendjet e shpeshta, çfarë mund të tregojnë për shëndetin

    Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike për të cilat zakonisht nuk mendojmë, si…

2 days ago