Sapunët antibakterialë nuk do të ishte zgjidhja ideale, sepse bakteret mund të krijojnë imuntet ndaj substancave të këtyre produkteve!
Zgjidhja e vetme është të bëni lëkurën, një terren të papërshtatshëm për mikroorganizmat dhe bakteret e për këtë ju vjen në ndihmë uthulla e mollës:eliksiri i bukurisë i cili balancon pH e lëkurës! Më poshtë do të rendisim katër arsye përse duhet ta shpëlani lëkurën e fytyrës me uthull molle
Zbeh njollat e errëta dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës
Për të zbehur njollat e errëta në lëkurë duhet të lagni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni me të pjesët e hiperpigmentuara. Lëreni pambukun për rreth 30 minuta në zonat më të errëta të lëkurës e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Ju do të vini re ndryshime brenda një jave.
Trajton aknet
Uthulla mund të përdoret si një toner që ka vetinë të eleminojë bakteret e dëmshme, si dhe papastërtitë e tepërta nga poret tuaja. Holloni një lugë uthull molle me tre lugë ujë dhe më pas aplikojeni në fytyrë me një pambuk. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.
Redukton rrudhat
Uthulla e mollës përmban beta-karoten një antioksidant që lufton radikalet e lira. Kur uthulla aplikohet në lëkurë, ajo rikthen pamjen rinore dhe gjallërinë e lëkurës. Është i njëjti perdorim si tek rasti i akneve
Ç’helmon lëkurën
Uuthulla e mollës ka aftesi diuretike; ajo promovon sekretim e toksinave dhe mbeturinave./Living
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…