<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Majdanoz me limon kundër rrudhave, njollave dhe alergjive

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.

Vlerat E Majdanozit Për Lëkurën
Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit. Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.

Si Të Përdorni Majdanozin Dhe Limonin Për Shëndetin E Lëkurës
Përbërësit

1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle
2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë
200 ml ujë

Përgatitja
Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer.

Përdorimi I Lëngut Të Majdanozit Dhe Limonit
Këshillohet ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën. Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë. Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme. Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.

postbck postbck

Recent Posts

Gjërat që mjekët ua ndalojnë fëmijëve të tyre gjatë verës

    Vera është koha për lojëra në natyrë, por me fëmijët që argëtohen në…

16 minutes ago

Cila është historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

    Shënimet historike dëshmojnë se më 13 korrik të vitit 1923, u përurua zyrtarisht…

26 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

    Në detin e Gjirin të Lalëzit pushuesit kanë filmuar këtë javë një dukuri…

37 minutes ago

A e lehtëson plazhi reumatizmin? Ja çfarë thonë mjekët

    Pushimet verore dhe plazhi konsiderohen të dobishme për shumë njerëz, por për personat…

1 hour ago

Mos i neglizhoni këto simptoma/ Zbuloni 12 shenja që tregojnë se duhet të shkoni “urgjent” te dentisti

    1. Dhimbja e dhëmbit nuk largohet Një shqetësim pasi keni kafshuar diçka të…

2 hours ago

Pse kartëmonedha zvicerane prej 1,000 frangash është ndër më të veçantat në botë?

    Kartëmonedha zvicerane prej 1,000 frangash, ndër më të vlefshmet që ende qarkullojnë në…

2 hours ago