A e dini historinë e unazës së martesës? Eshtë sa e bukur, aq edhe intriguese

Të gjithë jemi intriguar nga historia dhe simbolizmi pas bizhuterive. Unazat në veçanti ngarkohen me domethënie të posaçme. Që nga unazat e Egjiptit të lashtë, ato janë njohur të jenë pjesët më intime që mbajmë. Gjatë gjithë historisë, unazat u përdorën si talismanë personalë, në transaksione biznesi, si simbole të statusit, dhe natyrisht për t’u zotuar për dashurinë ndaj një tjetri.

Historia e unazës së martesës nuk ka një rrugë të qartë; ajo ndryshon me çdo fe dhe pikëpamjen që secili vend ka për martesën. Disa unaza shënonin në mënyrë strikte kontratën ligjore të martesës, ndërsa të tjera shkëmbeheshin në emër të dashurisë së vërtetë.

Por ky ndryshim nuk është kronologjik si mund ta mendojmë, në vend të kësaj ai rrjedh e rrjedh, në kohë dhe vende të ndryshme.

EGJIPTI I LASHTE, GREQIA, ROMA

Pothuajse 5000 vjet më parë, Egjipti i lashtë ishte kultura e parë e njohur ku njerëzit shkëmbenin “unazat e dashurisë”, shpesh të bëra prej kallamësh të endura ose prej lëkure. Thuhet se egjiptianët e shihnin unazën, një rreth, si simbol të fuqishëm. Rrethi pa fund tregon jetën e përjetshme dhe dashurinë, dhe hapja e tij përfaqëson një portë drejt botës së panjohur. Unazat ishin shumë të rëndësishme në kulturën e tyre.

Unazat e vulave, të përdorura si nënshkrime personale, vazhduan të përdoreshin nga grekët dhe romakët. Thuhet se unaza me vulë frymëzoi disa nga unazat më të hershme të fejesës në Romë. Po, në Egjipt i shkëmbenin unazat si dhurata devotshmërie, pastaj në Greqi jepnin unaza për të dashuruarit, që shfaqnin Erosin perëndinë e dashurisë, ose engjëjt e tij. Por besohet se ishin romakët që e lidhën unazën me martesën. Më së shumti me një unazë “besimi”, që përshkruan dy duar të lidhura në dashuri ose marrëveshje / dextrarum iunctio. Këto dizajne mund të bëheshin në flori të ngurtë ose të gdhendura në gurë, si unaza-vula, shpesh në korale, akuamarin, garnet ose oniks.

KOKAT E TE DASHURUARVE

Me kalimin e kohës, romakët filluan të personalizonin unazat e martesës, duke u zhvendosur nga besimi, në gdhendjet e vetë çifteve. Kjo u përcoll në Perandorinë Bizantine në mesjetë kur shumica e unazave u gdhendën me fytyrat ose figurën e plotë të çiftit të fejuar. Sapo Krishtërimi u bë feja zyrtare e Perandorisë, çifti shpesh përshkruhej me Jezusin ose një kryq në mes tyre, që bekonte martesën.

UNAZA BESIMI

Unazat e besimit, në stile të ndryshme, ishin të njohura në Evropë për më shumë se një mijë vjet. Ato u rishfaqën në vitet 1100 dhe zgjatën me shekuj. Gjatë viteve ato u bënë shumë më të ndërlikuara dhe me zbukurime. Më e zakonshmja, që mbahet ende sot është unaza irlandeze Claddagh, dy duar që mbajnë një zemër me një kurorë. Unaza Claddagh u krijua fillimisht në shekullin e 16-të, trembëdhjetë shekuj pas unazave origjinale të besimit në Romë.

UNAZAT ME VARG

Një posy (ose posie) është një varg i shkurtër, shpesh nga një poezi, shkruar në unazë. Unazat me varg mbaheshin zakonisht në shekullin e 15-të. Në fillim ato kishin dizajne të forta dhe u shkruheshin me fjalë në pjesën e jashtme. Me kalimin e kohës, u bënë më të thjeshta, por mbishkrimet u bënë më personale. Kjo detyroi ata që punonin floririn që të përparonin me teknikat e tyre dhe të mësonin të gdhendnin brenda unazave, për t’i mbajtur këto mesazhe private dhe intime për ata që i mbanin. Kjo tregon një ndryshim, nga martesa që shpesh është një marrëveshje mes familjeve, kur një unazë e zbukuruar nënkupton një marrëveshje më fitimprurëse, tek martesat e ngritura mbi dashurinë, me unaza të thjeshta të formuara nga monedha ari, me mbishkrime si: “Më duaj dhe mos më lër” dhe “Dy trupa, një zemër”.

Sot shumë çifte që bëjnë unazat e tyre, dëshirojnë të sigurohen që unazat e tyre janë plot kuptim dhe pyesin nëse duhet të kenë “më shumë se një rreth të thjeshtë.” Por, duke e njohur historinë e rrethit të thjeshtë, mund të shihet se ai tashmë është e pasur me domethënien e vet. Ndonjëherë më pak me të vërtetë do të thotë më shumë.

Unazat gjëzë

Unazat gjëzë ishin popullore në shekujt 15-17. Ndërkohë që ato me vargje u thjeshtuan me kalimin e kohës, unazat gjëzë u bënë më komplekse teksa teknikat e përpunuesve përparuan. Ato përbëhen nga 2-3 rrathë të ndërthurur, tejet simbolikë në kuptimin që secili rreth është i lirë e në të njëjtën kohë janë bashkë, për të simbolizuar bashkiin e dy njerëzve. Shumë prej këtyre unazave mbanin edhe gurë të çmuar shumë të bukur, si dhe ngjyra që i bënin ato të mrekullueshme. Disa prej simboleve më të zakonshëm në këto lloj unazash ishin duart e besimit, lulet mos-më-harro dhe zemrat e kuqe. Dizajnet e mëvonshëm patën edhe memento mori, ku spikaste një skelet dhe një bebe, që simbolizonte jetën dhe vdekjen, dhe dashurinë e përjetshme përtej kësaj jete.

UNAZAT E MARTESES SE HEBRENJVE

Është një traditë e vjetër hebreje që unaza e martesës duhet të jetë një rreth i pandërprerë ari ose argjendi i pastër që përfaqëson një martesë të përjetshme. Pa gurë ose detaje që përfaqësojnë një martesë pa ndrojtje apo komplikim. Vlera minimale thuhet të jetë një qindarkë (pe’rutah), kjo vlerë e ulët përfaqëson që qëllimet e tyre janë të vërteta dhe nuk nxiten nga paratë ose pretendimet e rreme. Më pak e njohur është tradita e ceremonialit të unazës së martesës tek hebrenjtë. Që daton të paktën në shekullin e 10 dhe përdorej deri gjatë shekullit të 19-të, duke u bërë më e ndërlikuar me kalimin e kohës, me filigranin dhe smaltin. Shpesh herë kapaku, që mendohej të përfaqësonte shtëpinë ose tempullin e çiftit, hapej si një medale për të zbuluar një mbishkrim hebraik. Meqë këto unaza ishin kaq të zbukuruara, ato ishin më së shumti të përbashkëta për të gjitha dasma brenda një qyteti. Ka shumë mendime të ndryshme mbi kuptimin dhe qëllimin prapa këtyre unazave të zbukuruara që dhëndërit u ofronin nuseve të tyre gjatë ceremonisë, për fat të keq ka shumë pak dokumentacion të ruajtur rreth këtyre unazave.

UNAZAT E DIAMANTIT

Sot shumë njerëz dinë që De Beers është prapa unazës së diamantit, ndërkohë që, edhe pse është e vërtetë se ata e popullarizuan atë si një unazë angazhimi, diamantet tashmë ishin përdorur në unaza dashurie për disa shekuj. Unaza e parë e diamantit ishte në të vërtetë nga fundi i vitit 100, e gjetur në Romë, një unazë diamanti të paprerë që i përkiste një vajzë të re. Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse ishte një dhuratë dashurie, një simbol i statusit ose ndonjë lloj tjetër unaze. Fillimisht dihej se diamantët ishin të fortë dhe konsideroheshin të vlefshëm, por vetëm shumë shekuj më vonë, kishin mjetet për t’i prerë dhe zbuluar shkëlqimin e tyre.

Në shekullin e 15-të një dhuratë bizhuteri shpesh dërgohej nga babai i nuses tek babai i dhëndrit, duke propozuar qëllimin për t’u martuar me vajzën e tij. Nuk ishte e pazakontë që kjo dhuratë të ishte një unazë diamanti, duke i paraprirë unazës së martesës.

Unaza e parë e dokumentuar e diamantit ishte në vitin 1475 në dasmën e Costanzo Sforzës dhe Camilla D’Aragona në Itali. Unaza e tyre e dasmës shkruante: “Dy vullnete, dy zemra, dy pasione janë të lidhura në një martesë nga një diamant”.

Në shekullin 17, diamantet po shfaqeshin gjithnjë e më shpesh në unaza martese dhe angazhimi. Në këtë kohë diamanti mund t’i jepej gruas nga burri, si një premtim për dashuri.

Unazat e diamantit u bënë shumë popullore në shekullin 19, por nuk u bënë normë deri kur De Beer’s nisi fushatën “Diamantët janë përgjithmonë” në mesin e viteve 1940. Sot një unazë diamanti martese është ende zgjedhja më e preferuar, megjithatë sot shumë çifte preferojnë stile unikë apo gurë jotradicionalë. Të tjerë çifte janë të interesuar për opsione më miqësore ndaj mjedisit, duke përfshirë diamantë të formuar në laboratorë. Disa gra zgjedhin të mos mbajnë fare unazë. Nga pikëpamja historike, është një kohë shumë interesante, përderisa njerëzit kanë nisur të krijojnë traditat e tyre.

GISHTI I UNAZES

Përgjatë gjithë historisë, ndërkohë që idetë e martesës ndryshuan bashkë me stilet e unazave, ndryshoi edhe gishti i unazës. Eshtë dokumentuar se unazat e martesës janë mbajtur në cilindo gisht, madje edhe të madhin. Sot mbahen më shpesh në gishtin e katërt të dorës së majtë, por disa vende dhe kultura e bëjnë ndryshe. Po si u bë i katërti, gishti i unazës? Kjo na shpie sërish tek egjiptianët. …

Thuhet se ata besonin që gishti i katërt kishte një venë apo nerv që lidhej direkt me zemrën. Dhe ndërkohë që nuk ka fare prova shkencore për ta mbështetur, ne u kthyem tek ajo traditë vetëm prej ndjenjës. Që mund të jetë pjesa e preferuar e historisë së unazës së martesës.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

24 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

1 day ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

1 day ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago