<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si ta ndihmoni veten gjatë dhimbjeve në këmbë dhe mpirjes?

Ka një numër të madh të kënaqësive dhe aktiviteteve që janë të mira për shëndetin tonë – të tilla si alpinizmi, shëtitja në park, ose aktivitete të ndryshme të tjera që e bëjnë jetën më interesante dhe të bukur. Sidoqoftë, nuk i praktikojmë ato. 

I refuzojmë ftesat për shëtitje, pothuajse as nuk mendojmë për aktivitete sportive. Vazhdimisht ankohemi se diçka po na shqetëson: dhimbje shpine, mpirje të muskujve, reumatizëm … Po sikur të gjitha këto probleme të rezultojnë në dhimbje neuropatike? Është koha për t’i dhënë fund shqetësimeve të tilla dhe për të rifituar vetëbesimin tonë.

Dëmtimi i nervave mund të çojë në dëmtimin e sistemit tonë të alarmit – dhimbje. Në fjalorin mjekësor një dhimbje e tillë quhet dhimbje neuropatike dhe shpesh karakterizohet nga zgjimi i padëshiruar në mes të natës, ndjesi pickimi dhe djegie të lëkurës dhe të ngjashme. Disa njerëz mund të fillojnë të ndiejnë dhimbje edhe nga prekja e butë e rrobave të tyre ose çarçafëve, të cilat deri vonë ofronin rehati dhe ngrohtësi gjatë gjumit. Nëse ja lëmë rastësisë, dëmtimi nervor mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe të na “mbyllë” në një gjendje të dhimbjeve të vazhdueshme. Për fat të mirë, ka mënyra për të kontrolluar dhimbjen dhe madje edhe për ta trajtuar atë. 

Ka rreth 100 miliardë neurone në trupin e njeriut, me secilin neuron të lidhur me të paktën 10.000 të tjerë. Ato ndryshojnë në formë dhe madhësi, por struktura e tyre është e ngjashme – secili ka një trup dhe zgjatime. Një zgjatim, i quajtur akson, është më i gjatë se të tjerët dhe është i mbuluar nga jashtë me një mbështjellës të veçantë të mielinës, i cili vepron si një izolator në transmetimin e impulsit nervor. Përmes aksonit, qeliza u dërgon informacione qelizave të tjera. Kur mbështjellësi i mielinës (“izolatori”) dëmtohet, neuroni nuk mund të funksionojë normalisht dhe ndodhin simptoma të ndryshme, përfshirë dhimbjen.

Vitaminat B janë thelbësore për shëndetin e sistemit nervor, kështu që mungesa e tyre çon në neuropati, degjenerim, lezione shqisore, rrugë nervore të trazuara. Sipas statistikave, rreth 32% e njerëzve me mungesë të vitaminës B zhvillojnë dëmtime të përgjithësuara të nervit periferik. Në të kundërt, marrja e tyre mund të ndihmojë në kontrollin e dhimbjes, rigjenerimin e sistemit nervor, normalizimin e reflekseve dhe ndjeshmërisë.

Ndërsa, marrja e monofosfatit të uridinës përshpejton shërimin e nervave të dëmtuar dhe mund të shtypë sinjalin e dhimbjes. Kombinimi i monofosfatit të uridinës dhe vitaminave B është dozuar në mënyrë optimale në Urimil Plus, ilaç inovativ për të luftuar dhimbjen neuropatike duke riparuar nervat e dëmtuar periferikë. Nëse keni “dhimbje nervore”, flisni me mjekun tuaj për mundësinë e marrjes së Urimil Plus në kombinim me masa të tjera efektive si kontrolli i peshës dhe fizioterapia

postbck postbck

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

8 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

9 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

9 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

15 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

16 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

16 hours ago