Asteroidët janë trupa qiellor me gjatësi të ndryshme, të cilët sillen në hapësirë.
Ata janë krijuar nga mbetjet e materies, e cila nuk është bashkuar me kohë gjatë krijimit të planetëve.
Mendohet se ekzistojnë rreth një milion asteroide në Sistemin Diellor, por njerëzit kanë zbuluar vetëm rreth dhjetë mijë prej tyre.
Në rast se do të binin në Tokë, do të mund të shkaktonin dëme të paparashikuara dhe të rrezikonin vetë jetën e njerëzimit.
1- Fjala asteroid është shpikur nga William Hershel në vitin 1802.
2- Asteroidet janë trupa qiellor që përbëhen prej shkëmbinjve dhe janë më të vegjël se sa planetët. Ata “lundrojnë” në hapësirën ndërplanetare.
3- Mendohet se asteroidet janë mbetje të formacioneve të planetëve prej para 4,5 milionë vitesh.
4- Çdo ditë më shumë se 100 tonë materiale nga kometat dhe asteroidet bien në Tokë. Shumica prej tyre digjen në atmosferë dhe krijojnë “rënie yjesh”.
5- Asteroidi më i madh është Ceres, me diametër prej rreth 945 kilometrash, i cili në vitin 2006 mori statusin e “planetit xhuxh”.
6- NASA aktualisht përcjellë aktivitetin e më shumë se 1.600 asteroideve, të cilët konsiderohen si potencialisht të rrezikshëm, edhe pse shanset që ndonjëri prej tyre të bie në Tokë pothuajse është i pamundur.
7- Shpërthimin e madh në Tunguska të datës 30 qershor 1908 dhe zjarrin e madh i cili pasoi, e shkaktoi meteoriti me diametër prej rreth 50 metra. Kjo datë është shpallur për Dita e Asteroidit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rrezikun e tyre potencial.
8- Goditja e asteroidit në Tunguska ishte rreth 1.000 herë më i fuqishëm se sa bomba atomike e hedhur në Hiroshima.
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…