Si e shkatërroi kafeja turke një perandori të tërë

Njihet si kafe greke nga grekët dhe qipriotët, kafe boshnjake për boshnjakët, kafe armene për armenët, kafe arabike për arabët dhe kafe turke për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët. Por, në mes të shekullit të 16-të, ishte thjesht kahve. Në atë kohë, këta popuj ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, që i përfshiu kahve-dashësit nga Europa Juglindore e deri në Persi, në përqafimin e saj të gjerë. Por në vitet e para të shekullit të 19-të, perandoria kishte nisur të krisej. Kahve–ja luajti një rol – që pak njihet –në rënien e saj të mëvonshme. Kafeja mbërriti në Turqi gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

Kur njeriu që ai vendosi të qeveriste Jemenin hasi një pije energjike të njohur si qahwah, e solli në oborrin osman në Kostandinopojë, ku pati sukses të menjëhershëm.

Një usta kahveci i pallatit, mund të ketë pasur me dhjetëra ndihmës për të bluar kokrrat e kafesë arabike në pluhur tejet të imët. Më pas ziente në poçet e bakri, të njohura si xhezve kafeje. Pija që dilte si rezultat – e hidhur, e zezë dhe me një shtresë të hollë shkume në majë, që krijohej duke e derdhur shpejt – servirej me filxhanë të vegjël porcelani.

Për të ekuilibruar hidhësinë, legjenda thotë, se gruaja e Sulejmanit, Sulltanesha Hürrem, e pinte kahve-në e saj me një gotë ujë dhe një llokum –siç edhe serviret sot e kësaj dite në Turqi.

Jo të gjithë, megjithatë, e besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve të pinin këtë pije të re stimuluese. Megjithëse shkrimet islame nuk e përmendnin specifikisht kafenë, një klerik ekstremist në oborrin e Sulejmanit, nxori një fetva kundër pijes, me argumentimin se konsumi i gjithçkaje të djegur,  ishte i ndaluar. Por kjo, nuk e frenoi joshjen e saj. Më  1555-ën, dy tregtarë sirianë, themeluan në Stamboll kahvehane-n e parë. Shumë shpejt, thuajse një në gjashtë dyqane në qytet –nga kafenetë e vogla të lagjeve e deri tek qendrat e mëdha të komunitetit- servirnin kafe. Gradualisht, kahve-ja kulloi deri në anët më të largëta të perandorisë.

Kafenetë u dhanë burrave një vend tjetër për t’u mbledhur përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke u siguruar një vend ku të socializoheshin, të shkëmbenin informacion, të argëtoheshin dhe të edukoheshin. Anëtarët e shkolluar të shoqërisë lexonin me zë lajmet e ditës: jeniçerët, anëtarë të një suaze elitë të trupave osmane, planifikonin akte protestash kundër sulltanit, zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit, tregtarët shkëmbenin zëra për luftë. Dhe shumica e pashkolluar i dëgjonte.

Në kafenetë, ata prezantoheshin me idetë që do të sillnin telashe për shtetin osman: rebelim, vendosmëri dhe gabueshmëri të pushtetarit.

Nuk vonoi shumë kur autoritetet nisën ta shihnin kahvehane-n si kërcënim. Disa sulltanë vendosën spiunë në kafenë për të matur opinionin publik; të tjerë si Murati IV, një sulltan i fillim shekullit të 18-të, u përpoq t’i mbyllte të gjitha. Por sillnin shumë përfitime ekonomike. Kur lëvizjet nacionaliste nisën të zienin në tokat osmane, në shekullin e 19-të, popullariteti i kafeneve lulëzoi.

Grupet etnike në rajonet europiane të perandorisë me shumicë të krishtere ortodokse nisën të shqetësoheshin për pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë planifikonin taktikat dhe vulosnin aleanca në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të furnizuara me kafeinë, ia dolën me vendosjen e një Greqie të pavarur më 1821, Serbisë më 1835-ën dhe Bullgarisë më 1878-ën.

Kishte nisur mbretërimi i kahve-së.Kombe të ndryshëm i shtonin nga një element dallues pijes: grekët e bëjnë me rrëshirë, kroatët me fara qimnoni, arabët e përziejnë me kardamom dhe e servirin me filxhanë të vegjël pa vegjë, të quajtur finjans.

Edhe kur pihet sade, ose e plotë, profili i shijes varet nga pjekja; kokrrat e mesme-  në të errëta të varietetit turk,  e prodhojnë kafenë me një shije toke, nuanca tymi dhe strukturë të dendur. Kur filxhani thahet, kokrrizat e imëta veshin fundin e filxhanit. Efekti është i menjëhershëm. Perandorë të botës, kini kujdes!

*Sarah Jilani/ Revista 1840, pjesë e revistës The Economist.

postbck postbck

Recent Posts

Pse një e katërta e emigrantëve në Gjermani po mendojnë të largohen?

  Qindra mijëra emigrantë që u shpërngulën në Gjermani po mendojnë të largohen nga vendi,…

5 hours ago

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

  Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi…

9 hours ago

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

1 day ago

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes”

  Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…

1 day ago

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

  Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…

1 day ago

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

  Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…

1 day ago