Të gjithë duam që bateria e telefonit të zgjasë të paktën për disa ditë dhe një smartphone i ri i markës Energizer duket se do të jetë zgjidhja për këtë problem.
Bateria e këtij telefoni mund të zgjasë deri në 50 ditë.
Por ky nuk është një telefon i hollë, i lëmuar dhe i ri – tifozët e teknologjisë e përshkruajnë atë si një “njësi absolute” dhe të trashë. Avanir Telecom duket se e ka pasur në mendje këtë, ndërsa po zhvillon smartphone Power Max P18K për Energizer.
Prodhuesit i saj thonë se përdoruesit mund të shikojnë dy ditë video dhe të dëgjojnë 100 orë muzikë përpara se ata të kenë nevojë ta karrikojnë. Ishte një pikë diskutimi i Kongresit Botëror të Celulës 2019 (MWC), ku Avenir zbuloi telefonin. Fotot nga njerëzit që morën pjesë në MWC treguan përmasat e tij të plota.
Prodhuesit thonë se përveç madhësisë, Power Max P18K Pop ka të gjitha tiparet që do të prisni nga një smartphone Android në 2019. Disa besojnë se ky telefon do të mbërthejë përdoruesit.
Sipas Avenir, smartphone Energizer përmban një bateri prej 18,000 mAh, e mjaftueshme për të zgjatur rreth 50 ditë pa qenë nevoja për ta ngarkuar. IPhone X përmban një bateri 2,716 mAh, duke i dhënë P18K Pop më shumë se gjashtë herë kapacitet. “Megjithëse mund të duket i madh, është vetëm dy herë më i trashë se iPhone i hershëm” ka thënë një zëdhënës i kompanisë. Ende nuk është shpallur dita së kur do të dalë në treg ky telefoni, ndërsa prodhuesit kanë premtuar se shumë shpejt do të jetë në duartë e përdoruesve.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…