<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kepler: Më 27 prill 4977 para erës sonë përfundoi krijimi i Gjithësisë

Më 27 prill 4977 para erës sonë krijohet Gjithësia, sipas Johannes Kepler, 28 vjeçar. Kepler (1571 – 1630), ishte astronom, astrolog – figurë kryesore në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të, – Kepler krijoi ligjet e levizjes planetare, që u bënë bazë për teorinë e gravitacionit të Isak Njutonit. Kepler jetoi në një epokë kur mes astronomisë dhe astrologjisë nuk kishte asnjë dallim, por ekzistonte ndarje e fortë midis astronomisë si degë e matematikës, dhe fizikës si degë e filozofisë natyrore. Gjithashtu, Kepler përdori në punën e tij argumente dhe arsyetim fetar, motivuar nga besimi se Perëndia kishte krijuar botën sipas një plani të kuptueshëm përmes ndriçimit të natyrshëm të arsyes. Lidhur me krijimin e Gjithësisë ka disa teori; modeli kozmologjik më mbizoterues është Teoria Big Bang (Shpërthimi i Madh) që është llogaritur të ketë ndodhur 13.798 miliardë vjet më parë. Gjithashtu, ka shumë teori rivale në lidhje krijimin Gjithësisë. Disa shkencëtarë nuk e dine me siguri se si u shkaktua Big Bang; shumë refuzojnë të spekulojnë, pasi mendojnë se nuk do të kuptohen. Ka hipoteza të ndryshme për multi-verse, (shumë-gjithësi), dhe fizikantët kanë sugjeruar se Gjithësia, mund të jetë një ndër shumë ose madje mes një numri të pafund Universesh që gjithashtu ekzistojnë. Ja si shkruante Johannes Kepler ndërsa bëhej gati të shpallte përllogaritjet e veta në librin “Harmonies Of The World”: “Nëse më falni unë do të gëzohem; nëse zemëroheni, do të duroj; Librin po e shkruaj për t’u lexuar nga bashkëkohësit e mi ose brezat e ardhshëm, kjo nuk ka rëndësi cili; libri i pret lexuesit e tij për qindra vjet; Vetë Zoti priti 6 mijë vjet që puna e tij të shihej.” voal.ch

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

15 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

15 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

15 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

16 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 days ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 days ago