<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vullkani më i madh në botë gjendet nën këta dy shkëmbinj të vegjël (FOTO)

Me vetëm dy shkrepa që ngrihen rreth 50 metra mbi nivelin e detit, vullkani inaktiv Pūhāhonu në Havai nuk duket kushedi se çfarë. Kjo edhe për faktin se në të njëjtën zonë, në arkipelagun Mauna Loa, janë edhe dy vullkane të tjerë mbi 9000 metra të lartë.

Por shkencëtarët e Universitetit të Havait kanë prova se pamja e jashtme gënjen. Një studim i ri, i publikuar në revistën “Earth and Planetary Science Letters” thotë se ky është vullkani më i madh në botë. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ai është 275 km i gjatë dhe 90 km i gjerë. Është aq i madh, sa në studimin e botuar thuhet se ai po bën që korja e Tokës të zhytet.

I vendosur rreth 1000 km në veriperëndim të Honolulusë, Pūhāhonu do të thotë “breshkë që del në sipërfaqe për ajër” në gjuhën vendase në Havai. Ndërsa dy shkrepat e vegjël që dalin mbi nivelin e detit janë pagëzuar si “kulmet e kopshtit”.

I zbuluar fillimisht nga gjuajtësi amerikan i balenave, Maro, në vitin 1820, por i prekur për herë të parë nga rusët në vitin 1828, Pūhāhonu nuk është vetëm vullkani më i madh në botë, por edhe më i nxehti.

“Masa dhe temperatura janë të ndërlidhura”, tha për CNN Michael Garcia, autori kryesor i studimit. “Masa e madhe vjen nga magma e nxehtë”. Pas një analize të shkëmbinjve, shkencëtarët zbuluan se temperatura ishte rreth 1700 gradë Celsius. “Zbulimi i vullkanit më të madh në botë në shekullin XXI është befasues, por ne dimë më shumë për sipërfaqen e Marsit se sa çfarë ka në thellësitë e oqeaneve në Tokë”, tha Garcia.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

7 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

10 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

10 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

11 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

11 hours ago