Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me vënien në shitje të limuzinës së Esat Pashë Toptanit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Makina e Esat Pashës
Sot, do të dalë në shitje, në një garazh (dyqan) të madh në Champs-Elysées, limuzina madhështore që Esat Pasha përdori gjatë gjithë kohës që jetoi në Paris.
Është një makinë e shkëlqyer amerikane, gjashtë cilindra, njëqind kuaj fuqi. Është vënë shitje për pesëdhjetë mijë franga. Do të arrijë, siç duket, njëqind mijë franga, sepse shumë blerës janë në garë.
Mos vallë është kjo për shkak të personalitetit të ish-pronarit të saj, apo sepse makina është – të paktën, thuhet, – një automobil me një cilësi të jashtëzakonshme?
Kështu kalon lavdia e botës.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…