“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 7 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me armët shqiptare dhe domethënien e tyre tek populli ynë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Shqiptarët, racë luftëtarësh, kanë pasur gjithmonë shijen e armëve të bukura.Dikur, ishte një dhuratë e madhe për një pasha nga Shqipëria nëse ju ofronte një palë pistoleta. Ju ishit shoku i tij më i mirë nëse ju kishte dhuruar një shpatë. Ali Pashë Janina (Tepelena), nëse kujtohemi mirë, zotëronte atë të Khanit të madh të Krimesë, Selim Surajit (Souraï).
Ai ia dërgoi atë Napoleonit, më 1806, me këto fjalë : “Ajo nuk mundi të ruajë nga rusët shtetet e zotërisë së saj të parë : Unë po ia dërgoi njeriut që mori hak aq mirë për Austerlitzin.”
Ne nuk e dimë se çfarë është bërë me shpatën. Por shpata të tjera që ai kishte sjellë vitin në vijim në Tilsitt gjenden në familjet e disa gjeneralëve apo marshallëve të Perandorisë.
Një nga koleksionet më të bukura parizianë të armëve shqiptare është ajo e senatorit Justin Godard.”
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…