<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Populli shqiptar u formua në hapësirën gjeografike në të cilën jeton sot

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Në kohën parahistorike, në hapësirën ku sot jetojnë shqiptarët, kanë jetuar fise të ndryshme ilire, në mesin e të cilëve edhe fisi Albanoi me kryeqytetin Albanopolis. Dimë se ky fis kishte jetuar në pjesën qëndrore të Shqipërisë së sotme dhe se Albanopolisi, sigurisht ka qënë në Zgjerdhesh në afërsi të Krujës, ku janë zbuluar relikte monumentale të fortifikimeve, ndërtimeve etj. Në kohën e sundimit të gjatë romak në disa krahina, sidomos nëpër qytete dhe në rrethinën e tyre është krijuar një lloj simbioze, më parë greko-ilire e më vonë edhe iliro-romake.
Në qytetet e mëdha siç kanë qënë: Apollonia, Scodra, Dyrrachiumi, Lissusi e të tjerë, në kohën romake vijnë kolonistë italikë, të cilët imponojnë gjuhën e vet latine, si gjuhë të administratës , ushtrisë dhe në përgjithësi në jetën publike. Ata me veti sjellin teknologji, më të përparuar për ndërtimin e enëve të baltës, për përpunimin e metalit, ndërtojnë rrugë të shkëlqyera, nëpër të cilat, bashkë me ushtrinë do të sjellin nga Italia dhe nga krahinat tjera të Perandorisë romake prodhime të ndryshme kulturore, si dhe ide të reja e religjione të reja. Prodhimi serik i mallit të konsumit të përgjithshëm, do të sjellë stagnimin dhe rënjen e kulturës tradicionale materiale vendëse dhe në bazë të pranisë së punëtorive romake, në qytetet e vendbanimet ilire, ka nxitur shumë hulumtues të sotëm, ta mbiçmojnë intensitetin e romanizimit.
Fakti se ilirët as në jug, as në pjesët tjera të Ballkanit nuk kanë hartuar alfabet kombëtar dhe se mbishkrimet nëpër varreza e në objekte tjera i kanë shkruar kryesisht në gjuhën latine ose greke dhe më shumë i ka kontribuar sjelljes së përfundimeve të pasakta për romanizimin e krahinave ilire.
Në të vërtetë, anasit e vjetër të Ilirisë Jugore, përkundër ndikimit në një kohëzgjatjeje shumëshekullore të bashkëjetesës që kanë ushtruar kolonistët grekë, pastaj romakë, vazhduan ta jetojnë jetën e vet, ta flasin gjuhën popullore, të besojnë në hyjnitë e veta të moçme, të shërohen me ilaçe të moçme popullore etj. Ndërkaq, romakët nuk kanë qenë gjithaq të interesuar patjetër të denacionalizojnë vendin që kanë okupuar, andaj në ato vende kanë pasur qëndrim tolerant ndaj vendësve, ndaj kulturës së tyre, gjuhës e religjionit.
Pikërisht në Ilirinë e Jugut nuk gjejmë mbishkrime në gjuhën latine. Në brendësi, populli, pa u penguar nga ardhësi-ardhacakët, vazhdoi ta jetojë jetën e vet e ta flasë gjuhën e vet. Sa i përket gjuhës, kemi argumente pikërisht nga antika e vonë, për më tepër Shën Jeronimi, i cili sigurisht e njihte mirë situatën e pjesës perëndimore të Ballkanit në kapërcyell të antikës sepse edhe vetë ishte i lindur ilir, shënon në shekullin V, në jetëshkrimin e vet për shën Hilarionin, se në rrethinën e Epidaurumit (Cavtatit të sotëm), flitet në gjuhën e vendit e këtë gjuhë të vendit e përmendë edhe një herë në komentet e veta të Isaisë si “gentilis barbarusque sermo”.

postbck postbck

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

43 minutes ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

4 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

4 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

1 day ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

1 day ago