<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cila është ngjyra më e preferuar në botë dhe pse

Si pjesë e një studimi mbi normat gjinore në vitin 2012, sociologu i University of Maryland, Philip Cohen, u bëri gati 2,000 burrave dhe grave një pyetje të thjeshtë: “Cila është ngjyra juaj e preferuar?”. Bluja rezultoi më e preferuar, e ndjekur nga jeshilja për burrat dhe lejlaja për gratë.

Një tjetër sondazh i YouGov i kryer në vitin 2015 në 10 vende në të katër kontinentet tregoi se bluja është më e preferuara në të gjithë botën. Ne vend të dytë u renditën jeshilja, e kuqja dhe lejlaja (në varësi të vendit). Madje ngjyra blu ishte më e preferuar edhe në Kinë, ku ngjyrat si e kuqja, e verdha dhe jeshilja konsiderohen si fatsjellëse.

Bluja ka tendencën të jetë më e popullarizuar tek burrat sesa gratë, mirëpo gratë sërish priren të zgjedhin blunë më shpesh se çdo ngjyrë tjetër. Studimet që në vitet 1940 e kanë theksuar këtë qasje ndaj blusë.

Duket se të gjithë e duan blunë, por pse?

Sipas hulumtimeve të kryer nga psikologët Stephen E. Palmer dhe Karen Schloss viteve të fundit, preferencat tona për ngjyrat lidhen me objektet që shoqërojnë ngjyrën. Për shembull, prirja ndaj ngjyrës portokalli varet edhe nga sa i pëlqeni kungujt; ose prirja ndaj jeshiles varet nga raporti që keni me barin apo brokolin.

“Rezulton, nëse shikoni të gjitha gjërat që lidhen me blunë, se ato janë kryesisht pozitive”, shpjegon Schloss. “Rrallëherë mund të mendosh për gjëra negative në ngjyrë blu.”

Ne e shoqërojmë blunë kryesisht me qiellin dhe ujin, që shoqërohen me ndjesi më pozitive.

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

17 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

17 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

17 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

17 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

18 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

18 hours ago